Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/fcb-insta.png

Çfarë pritet të ndodh në gjigantët e teknologjisë pas 21 dhjetorit



Gjiganti i teknologjisë Facebook, ka zvogëluar numrin e shërbimeve që ofron në Evropë në aplikacionet Messenger dhe Instagram, për t’u siguruar se po vepron në përputhje me rregullat e reja të privatësisë.

Nga 21 dhjetori, aplikacionet për mesazhe do të bien nën rregulloren e re të Bashkimit Evropian.

Facebook ka njoftuar se disa mundësi interaktive, sikurse anketat në grupe të mesazheve në Messenger, do të jenë në mesin e opsioneve që do të pamundësohen.

Facebook ka thënë se ende nuk ka publikuar listën e të gjitha mundësive që do të pezullojë në Evropë, sepse të njëjtat do t’i riaktivizojë shpejt sapo të jenë në përputhje me rregulloren evropiane.

Mundësitë bazike të kthimit të mesazheve dhe thirrjet do të vazhdojnë të jenë funksionale si në Instagram, ashtu edhe në Facebook.

“Ne ende jemi duke përcaktuar mënyrën më të mirë të kthimit të këtyre mundësive. Do të marrë kohë rikrijimi i produkteve në mënyrë që të përdoren njëjtë nga njerëzit dhe të jenë në
përputhje me rregulloren e re”, ka thënë Facebook përmes një deklarate.

Opsionet që duhet rikrijuar do të çaktivizohen në Evropë në disa faza, andaj disa njerëz do të mund t’i përdorin ato edhe për disa ditë.

Të fundit

Detaje të reja për iPhone 13

Linja e re e Apple duhet të mbërrijë në katër modele, me nivel më të vogël dhe ekran 120 Hz. iPhone 13 mund të vjen në treg me një bateri më të madhe, për kënaqësinë e konsumatorëve.

Bill Gates tregon arsyen pse përdor një telefon Android para iPhone

Bill Gates zbuloi se ai ende preferon të përdorë një telefon Android para atij iPhone. Gjatë një interviste të fundit në aplikacionin “Clubhouse”, ai shpjegoi se prodhuesit e Android janë

Versioni i fundit i Telegram ju shtyn të ikni nga WhatsApp

Telegram ka qenë një prej aplikacioneve të para që ka lejuar fshirjen manuale të mesazheve që shkëmbeni në platformë në të dy anët e komunikimit. Megjithatë me përditësimin e fundit Tel

Twitter planifikon lejimin e disa postimeve me pagesë

Rrjeti social Twitter njoftoi se do t’iu mundësojë përdoruesve t’i bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive. Veçoria e re do të quhet Super Followers, apo Super Ndjekës. Për t

Elon Musk nis misionin e tij për të kolonizuar “planetin e kuq”

Elon Musk ka zbuluar se një raketë SpaceX e krijuar për të çuar njerëzit në Mars mund të uudhëtojë në qiell në ditët në vijim. Në status të Dielën, miliarderi tha se prototipi i fundi

Google Maps me risi

Pas një pritjeje të gjatë Google Maps do të marrë opsionin e shumë kërkuar në Android, Dark Mode. Kompania ditën e sotme lajmëroi se ky opsion që është në testim që prej Shtatorit 2020

Info Tjera