Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/internet-1.jpg

Cili shtetet ka internetin më të shpejtë në botë dhe ku ndodhet Kosova?



Studimi më i ri i kompanisë Cable.co.uk, për internet me shtrirje të gjerë i realizuar në 221 shtete dhe territore tregoi se një film më së shpejti mund të “shkarkohet” në Lihtenshtajn, ndërsa më ngadalë në Sudanin Jugor, ku nevojitet gati një ditë.

Shqipëria renditet në vendin e 104 në këtë listë.

Sa i përket vendeve të rajonit, Kroacia është në vendin e 25-të, Rumania në vendin e 26-të, Bullgaria e 36-ta, Serbia në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 68-të, Kosova është në vendin e 73-të, Bosnja e Hercegovina në vendin e 88-të.

Në krye të listës, përveç Lihtenshtajnit janë edhe disa vende të vogla si Xhersi dhe Gjibraltari, ndërsa në top 10 vendet e para janë edhe Luksemburgu dhe Monako.

Tabela globale e shpejtësisë së Internetit për vitin 2020 tregon se Evropa Perëndimore dominon, sepse tetë nga dhjetë vendet në botë me rrjet më të gjerë të shtrirjes gjenden në atë pjesë të kontinentit.

Interneti më i ngadalshëm është në vendet më të varfra në Afrikë – mesatarisht prej vetëm 3,80 megabajt në sekond.

Këtu një film shkarkohet për më shumë se katër orë, ndërsa në Sudanin Jugor nevojitet gati një ditë e tërë.

Të fundit

Instagram u mundëson krijuesve një mënyrë të re për të bërë para

Krijuesit e Instagram tani kanë më shumë mënyra për të bërë para. Përmes platformës tani influencerët mund të shesin simbole gjatë transmetimeve live, një testim i cili po zgjerohet edhe

iPhone 12 pritet ti zhgënjej blerësit me këtë problem

Të gjithë të pasionuarit e modelit të ri të Apple, iPhone12 nuk do të jenë të kënaqur me një informacion që këtyre ditëve është zbuluar. Ky model nuk pritet të ofroj lidhjen e dy SIM k

Nokia do të vendos rrjetin 4G në hënë

Derisa NASA dëshiron të kthehet në hënë deri në vitin 2024 përmes misionit Artemis, ajo dëshiron që Nokia të krijojë një rrjet komunikimi 4G për komunikim të besueshëm dhe efikas. Për

Samsung sjellë një model të ri të serisë 20

Galaxy S20 Fan Edition i Samsung, ose FE, tani është në dispozicion për t’u blerë në Indi për afërsisht 680 dollarë. Telefoni u zbulua për herë të parë në ngjarjen e Samsung “Unpacke

Me çfarë çmimesh mund të bleni iPhone 12

Apple përmes një organizimi madhështor ka prezantuar telefonin më të ri të mençur – iPhone 12. Pas prezantimit dhe zbardhjes së disa karakteristikave, Apple ka zbuluar edhe çmimet e version

Apple prezanton iPhone 12

Apple ka zbuluar zyrtarisht celularin e ri iPhone 12, gjatë një eventi që është ndjekur live nga miliona shikues në të gjithë botën. Celulari i ri është dizajnuar me cepat e rrumbullakët,

Info Tjera