Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/Samsung-Galaxy-S21-renders-Voice-scaled-1.jpg

Detaje të reja për modelin Galaxy S21



Mund të mos ngelet asgjë mister sa i përket Galaxy S21 apo S30 derisa Samsung ta prezantojë zyrtarisht.

Burime të afërta me Android Police pretendojnë se kanë disa informacione në lidhje me familjen Galaxy S21 dhe ata sugjerojnë se modeli Ultra do të fitojë akoma më shumë vëmendje këtë vit.

Ndërsa madhësitë e ekraneve pritet të ngelen të pa ndryshuara, modeli 6.8-inç S21 Ultra do të ketë një ekran LTPO që kursen baterinë me shkëlqim prej 1,600 nits dhe mbështetje për lapsin S-Pen si linja Galaxy Note.

Megjithatë duhet të blini një kasë për të mbajtur S-Pen sepse nuk do të ketë një hapësirë të dedikuar në smartfon për të.

E gjithë linja do të kalojë në procesorin e ri Snapdragon 875, pra ato rajone që vitin e kaluar kishin modelet me procesorin Snapdragon 865.

Ndërsa pjesa tjetër do të ketë procesorin ende të pazbuluar Exynos 2100.

Pritet që ky i fundit të jetë po aq i fuqishëm në mos përpara modelit Snapdragon.

Vitet e fundit konsumatorët janë ankuar se modeli Exynos është më i ngadaltë se ai Snapdragon dhe me të drejtë.

Madhësitë e kamerave gjithashtu nuk do të ndryshojnë me madhësi si 12-megapiksel kryesore, 64-megapiksel telefoto dhe 12-megapiksel ultra-wide.

Por, modeli Ultra do të ketë sensorin 108-megapiksel të gjeneratës së dytë si dhe kamere telefoto 10X.

Së fundi presim që telefonët të përfshijnë teknologjinë Ultra-WideBand nga Note 20, Wi-Fi 6E dhe disa modele me material prej plastike e disa prej xhami dhe metali. 

Të fundit

Paris – Berlin vetëm një orë me tren

Hyperloop është ajo që ju merrni kur merrni një tren në fushë magnetike dhe e vendosni atë në një tub pa ajër. Mungesa e rezistencës lejon që treni, në teori, të arrijë shpejtësi të p

Sekretet e Messenger-it që nuk i njihnit deri më sot

Messenger tani është një nga platformat më të njohura të bisedave së bashku me Viber dhe WhatsApp. Ajo që shumë nuk e dinë, është se mund t’ju ofrojë shumë më tepër shërbime të fsh

Vetëm 5 ditë deri në “pranimin e rregullave të reja të WhatsApp”

Ndoshta do të ishte pak nëse do të thoshim se WhatsApp nuk e kishte një fillim të mirë për 2021. Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një numër i madh i përdoru

Mbetjet e raketës kineze bien në Oqeanin Indian

Mbetjet e raketës më të madhe të Kinës kanë rënë në Oqeanin Indian të dielën. Shumica e përbërësve të saj janë shkatërruar me ri-hyrjen në atmosferë, kështu duke iu dhënë fund sp

Përdoruesit e WhatsApp duhet të pranojnë ndryshimet ose do të bllokohen

Përdoruesit e aplikacionit të mesazheve WhatsApp kanë afat deri javën e ardhshme për të pranuar kushtet e reja ose do të bllokohen nga ky rrjet social dhe nuk do të kenë mundësi ta përdorin

Udhëtimet hapësinore gjithnjë e më pranë

Arriti të ulet me sukses në Tokë raketa prototip Starship e kompanisë së Elon Musk, SpaceX. Raketa ia arriti të kryejë një hap tjetër përpara pas 4 rasteve të mëparshme ku u regjistruan sh

Info Tjera