Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/musk.jpg

Elon Musk ofron 100 milion dollarë për projektin më të mirë teknologjik



Themeluesi i Tesla, miliarderi Elon Musk po ofron një çmim prej 100 milion dollarësh për teknologjinë më të mirë që do të arrijë të kapë emisionet e dioksidit të karbonit.

Sipërmarrësi i suksesshëm amerikan ka premtuar një shumë të madhe për zhvillimin e teknologjisë në të ardhmen.

“Po dhuroj 100 milion dollarë për një çmim për teknologjinë më të mirë të reduktimit të emetimit të karbonit”, shkroi Musk në Twitter, duke premtuar detaje javën e ardhshme”.

Përqendrimi i gazrave, që shkaktojnë efektin serë ka arritur nivele tepër të larta sipas ekspertëve.

Megjithë këto nivele, emisionet e dioksidit të karbonit vazhdojnë të mos shënojnë rënie dhe kjo po bëhet një pjesë kritike e planeve për të mbajtur nën kontroll ndryshimin e klimës.

Deri më tani është bërë shumë pak përparim në teknologji.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha në fund të vitit të kaluar se kërkohet inovacion në teknologji nëse vendet duan të përmbushin objektivat e emetimeve zero.

Edhe presidenti i sapo betuar i SHBA-së Joe Biden është zotuar të përshpejtojë zhvillimin e teknologjisë së emetimit të karbonit si pjesë e planit të tij gjithëpërfshirës për të trajtuar ndryshimin e klimës.

Të fundit

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Microsoft po përpiqet në çdo mënyrë të “shtyjë” Edge

Beteja midis Google Chrome dhe Microsoft Edge vazhdon – Microsoft tani po ju ofron para për të përdorur Edge. Internet Explorer ka hyrë në histori dhe është zëvendësuar nga Microsoft Edge,

Ndryshimet që pritet t’i ketë Outlook

Microsofti do të dërgojë përditësimin më të madh në Outlook prej një dekade dhe është padyshim ndryshimi më drastik i Outlook për Windows që prej debutimit më 1997. Ndryshimet përqendr

Info Tjera