Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/neighborhoods-product-mock.png

Facebook krijon hapësirën për të mësuar rreth fqinjëve



Prej datës 5 maj, Facebook ka nisur testimin e “Neighborhoods”, një hapësirë e veçantë brenda aplikacionit të rrjetit social më të madh në botë, që synon të forcojë komunitet lokale.

Qëllimi është që të lidhë banorët e një pallati, lagjeje, rruge, apo qyteti përmes kësaj hapësire duke përdorur teknologjinë e lokalizimit GPS
“Njerëzit kanë përdorur Facebook për t’u lidhur e komunikuar me fqinjët e tyre, duke e shfrytëzuar për të mbështetur biznesin, kërkuar këshilla dhe mendime, ofruar mbështetje, apo thjesht për të takuar fqinj që ndajnë të njëjtat interesa”, thuhet në deklaratën e kompanisë së Mark Zuckerberg.

Aktualisht “Neighborhoods” është ende në fazë testimi. Për t’u bërë pjesë, përveç llogarisë në Facebook është si kriter edhe mosha mbi 18 vjeç.

Përdoruesve do t’u ofrohet mundësia që përmes lokalizimit gjeografik të shohin dhe njohin fqinjët e tyre, gjithmonë nëse edhe këta të fundit janë pjesë e këtij aplikacioni.Sa i takon sigurisë dhe privatësisë, Facebook thotë se “Neighborhoods” do të ketë moderatorët dhe rregullat e veta që do të mbikëqyrin zbatimin e tyre.

Moderatorët do të kenë akses që të fshijnë një postim që mund të bjerë ndesh me këto rregulla, apo mbyllin llogari që raportohen si “shqetësuese” nga një grup njerëzish.Aplikacioni vjen edhe me mundësinë për të bllokuar dikë te Neighborhoods, por pa e bllokuar në Facebook.

Bërja pjesë e kësaj hapësire është në dorën e përdoruesve, që mund të zgjedhin të krijojnë ose jo një profil dhe në rast se po mund të vendosin që të jenë të dukshëm vetëm për fqinjët e tyre, apo edhe për përdoruesit e tjerë në një rreze më të gjerë gjeografike, në bazë të parametrave që përzgjedhin vetë ata.

Të fundit

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Info Tjera