Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/skynews-facebook-generic-file_4769872.jpg

Facebook vjen me një risi



Facebook ka bërë të ditur se do të lansojë syzet e mençura vitin e ardhshëm, të cilat mund të lidhen edhe me telefonat e mençur si pjesë e një aleance me titanin e syzeve EssilorLuxottica.

Sipas mediave të huaja, syzet e markës Ray-Ban, një lëvizje nga Facebook, është një hap i hershëm në një projekt për të krijuar syze futuriste që shtojnë pamje në botën reale me të dhëna ose grafikë nga interneti, sipas shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg.

“Ata do të jenë hapi tjetër në rrugën drejt syzeve të realitetit të shtuar, dhe ato duken mjaft mirë”, tha Zuckerberg në një prezantim të hapur duke hapur një konferencë zhvilluesish kushtuar platformës së saj të realitetit virtual Oculus.

Gjithsesi, specifikimet teknike të syzeve inteligjente që do të prodhohen nga firma franko-italiane nuk janë zbuluar ende.

Zuckerberg shpjegoi se inxhinierët në një ekip të Projektit Aria po eksperimentojnë me syzet.

Partneriteti do të bashkojë aplikacionet dhe teknologjitë e Facebook me markat Luxottica dhe teknologjinë e lenteve Essilor në syzet inteligjente që futen në internet për të ndihmuar njerëzit “të qëndrojnë të lidhur me miqtë dhe familjen”.

“Ne po hapim rrugën për një brez të ri të produkteve të destinuar të ndryshojnë mënyrën se si ne e shikojmë botën”, ka thënë shefi i Luxottica, Rocco Basilico.

Megjithatë, Zuckerberg paralajmëroi se ka ende shumë për të bërë për të përsosur syzet me stil të mbushura me aftësi të sofistikuara.

Të fundit

Cila markë e telefonëve është më e besueshme, lista do ju befasoj

Kompania Counterpoint ka bërë një “listë besimi”, e cila rendit të gjithë prodhuesit e celularëve Android. Ato renditen bazuar në katër kritere – softueri, siguria, cilësia e

Tinder lëshon aplikacionin me video

Tinder ka lansuar opsionin e ri “Face to Face”, përmes së cilit mund të bisedoni me kamerë. Që prej sot, njerëzit do mund të kenë “takime” përmes videos, pasi që rrethanat tani janë

Samsung Galaxy S21 – telefon me performancë më të mirë

Nëse thashethemet duhet të besohen, Samsung Galaxy S21 (i njohur edhe si Galaxy S30) mund të jetë me ne që në Janar, kështu që mbase nuk është për t’u habitur që rrjedhjet vazhdojnë të

Instagram u mundëson krijuesve një mënyrë të re për të bërë para

Krijuesit e Instagram tani kanë më shumë mënyra për të bërë para. Përmes platformës tani influencerët mund të shesin simbole gjatë transmetimeve live, një testim i cili po zgjerohet edhe

iPhone 12 pritet ti zhgënjej blerësit me këtë problem

Të gjithë të pasionuarit e modelit të ri të Apple, iPhone12 nuk do të jenë të kënaqur me një informacion që këtyre ditëve është zbuluar. Ky model nuk pritet të ofroj lidhjen e dy SIM k

Nokia do të vendos rrjetin 4G në hënë

Derisa NASA dëshiron të kthehet në hënë deri në vitin 2024 përmes misionit Artemis, ajo dëshiron që Nokia të krijojë një rrjet komunikimi 4G për komunikim të besueshëm dhe efikas. Për

Info Tjera