Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/06/vlcsnap-2021-06-01-13h42m22s965.jpg

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani



Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë.

Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e shpërdoruar.

Gjëja e parë që do të vini re nga dizajni i ri është se njoftimet zënë shumë më pak hapësirë.

Gjithashtu do të shikoni më pak paralajmërime apo mesazhe dhe kur shfaqen Mozilla thotë se janë më të thjeshta dhe më pak të bezdisshme.

Si pjesë e ridizajnimit, tabet gjithashtu kanë pamje tjetër.

Tashmë kanë dizajn të lakuar dhe pamje sikur pluskojnë mbi shiritin e kërkimit.

Kur një tab është aktiv, ka ndriçim më të lartë për ta dalluar nga tabet e tjera.

Mozilla ka thjeshtuar edhe toolbarin dhe menunë hamburger.

Kompania thotë se janë konsoliduar opsionet ekstra dhe zhvendosur në hapësira ku janë më të thjeshta për tu identifikuar.

Së fundi Mozilla ka modifikuar edhe opsionet e privatësisë.

Total Cookie Protection tashmë është aktiv gjatë tjithë kohës.

Versionin më të fundit të Firefox mund ta shkarkoni në desktop, Android dhe iOS.

Të fundit

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Info Tjera