Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/password.jpg

Fjalëkalimi juaj mund të mos jetë aq i sigurt sa keni menduar



Çdo gjë që ju dini për fjalëkalimet mund të jetë gabim, thonë ekspertët.

Mbajtja mend e karaktereve të kompiluara është problematike, dhe përdorimi i fjalëkalimeve që ne mund ti mbajmë mend mund të rrezikoj privatësinë tuaj, shkruan lajmi.net.

Fjalëkalimet që na duken më të lehta për të përdorur apo ripërdorur rrezikojnë të jenë të lehta për tu gjetur edhe nga personat e tjerë, e sidomos ata që iu njohin.

Është e kuptueshme nëse mendoni se nuk keni rrezik nga personat rreth e rrotull juve, por kjo nuk është e vërtetë.

Disa uebfaqe përdorin metoda që kërkojnë që fjalëkalimi juaj të jetë më i sigurt, duke përdorur shkronja, numra dhe karaktere të ndryshme.

Por tani po bëhet më e vështirë e më e vështirë që të gjeni një fjalëkalim të komplikuar mjaftueshëm që të jetë i sigurt, por edhe të lehtë për të mbajtur mend.

Një problem tjetër, është edhe niveli i sigurisë së uebfaqeve. Njerëzit e mbivlerësojnë aftësinë e faqeve të ndryshme për të ruajtur sigurinë e fjalëkalimeve të tyre.

Nëse ju përdorni vazhdimisht të njëjtin fjalëkalim për të gjitha aplikacionet dhe uebfaqet në të cilat qaseni, kjo mund t ketë përfundim katastrofik për juve.

Ekspertët thonë se zgjedhja më e mirë është krijimi i aplikacioneve dhe uebfaqeve që kërkojnë qasje nga një qelës në formë të çipit, i cili mund të lidhet me pajisje elektronike.

Por deri sa ajo të ndodhë, ju mund vetëm të përdorni shkronja, numra dhe karaktere në fjalëkalimet tuaja, dhe më së miri është që ti ruani ato diku ku mund të qaseni vetëm ju. /Lajmi.net/

Të fundit

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Microsoft po përpiqet në çdo mënyrë të “shtyjë” Edge

Beteja midis Google Chrome dhe Microsoft Edge vazhdon – Microsoft tani po ju ofron para për të përdorur Edge. Internet Explorer ka hyrë në histori dhe është zëvendësuar nga Microsoft Edge,

Ndryshimet që pritet t’i ketë Outlook

Microsofti do të dërgojë përditësimin më të madh në Outlook prej një dekade dhe është padyshim ndryshimi më drastik i Outlook për Windows që prej debutimit më 1997. Ndryshimet përqendr

Info Tjera