Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/google-maps-ar.png

“Google Maps” lejon përdoruesit të shtojnë informacione për rrugën



Kompania “Google” po sjell në “Maps” mundësinë që përdoruesit të shtojnë informacione për rrugë që mungojnë, foto vendesh dhe orare dyqanesh.

“Me të gjitha ndryshimet që ka kaluar bota jonë gjatë vitit të kaluar, njerëzit gjithnjë e më shumë po mbështeten në mjete dixhitale për të ditur nëse një restorant apo dyqan ushqimesh pranë është i hapur apo jo”, shkroi “Google” në blogun zyrtar për njoftimet.

“Për t’u siguruar që “Maps” pasqyron botën reale, ne vendosëm të lejojmë cilindo që ka një llogari të kontribuojë me njohuritë e tij lokale në përmirësimin e saj”, shtoi kompania.

Kjo risi do t’i lejojë përdoruesit të përditësojnë emrat e rrugëve dhe klubeve, për t’u siguruar që përputhen saktësisht me adresat fizike.

Një tjetër tipar është opsioni për të shtuar fotografi, për të ndarë hollësi të vogla në lidhje me një vend dhe për ta pasuruar atë me imazhe, që përshkruajnë tiparet tashmë të pranishme, përmes tekstit dhe link-eve.

Me të njëjtin funksion është e mundur të futen ose sugjerohen ndryshime për oraret e dyqaneve dhe hapësirave publike.

“Google” do të rishikojë kontributet përpara se t’i bëjë ato publike, për t’u siguruar që ato janë të sakta.

Përveç kësaj, kompania do të paralajmërojë në rast të korrigjimeve kritike, të tilla si ndryshimi i një shtegu biçikletash në rrugë.

Përditësimi aktualisht është i disponueshëm në SHBA dhe do të mbërrijë në më shumë se 80 vende në muajt e ardhshëm, si në versionin desktop të “Google Maps” ashtu edhe në atë Android.

Të fundit

Twitter kishte plane për blerjen e Clubhouse për 4 miliardë dollarë

Twitter zhvilloi bisedime me Clubhouse rreth një blerje të mundshme të platformës dhe rrjetit social për audio, me një vlerë të një marrëveshje diku rreth 4 miliardë dollarë, thuhet sipas

Bëhuni gati për një Windows të ri

Një prej insajderëve më të shquar të Microsoft la të kuptohej ditën e Marte për një cicërime në rrjetin social Twitter se një version i ri i Windows po vjen. Megjithatë përveç një kome

Ofertë 20 miliardë dollarëshe për blerjen e gjigantit japonez

Konglomerati japonez, Toshiba, ka marrë një ofertë blerjeje nga një fond privat britanik nga një marrëveshje që mund të vlejë rreth 20 miliardë dollarë apo 14.5 miliardë funte. Aksionit e

NASA ngre në mars dronin 85 milionë dollarësh

Sonda Perseverance ka lëshuar në tokën e Marsit një helikopter që mban emrin Ingenuity, ndërsa NASA përgatitet për fluturimin e parë në Planetin e Kuq. Testi i parë i dronit që ka kushtuar

Facebook vjen me ndryshimet e reja

Facebook ka nisur një menu të re që lejon profilet personale, publike dhe të faqeve që të kufizojnë përdoruesit nga futja e komenteve. “Ndryshimi i audiencës që mund të komentojë në nj

Kompania zvicerane teston robotin për dezinfektimin e avionëve

Një robot që vret viruset me dritë ultraviolet është duke u testuar në aeroplanët zviceranë në mënyrë që të rikthejë besimin e pasagjerëve dhe të ringjallë industrinë e aviacionit q

Info Tjera