Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/auto_five-takeaways-from-the-american-justice-departments-lawsuit-against-search-giant-google-600x3601606775233-1.jpg

Google premton heqjen e reklamave të personalizuara



Gjigandi i kërkimit në internet, Google, ka premtuar se do të publikojë shumë shpejt disa ndryshime për sa i përket reklamave të personalizuara në faqe të ndryshme interneti. Sipas Google do të ketë ndryshime të shumta për sa i përket reklamave të personalizuara që në gjuhën e internetit quhen “cookies”, dhe janë reklama nga palë të treta që ndjekin një përdorues interneti në çdo faqe që kërkon informacione.

Por sipas kompanisë “cookies” do të eliminohen. Ky ndryshim i propozuar është duke u shqyrtuar nga autoriteti i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar. Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve tha në Janar se plani i Google për të hequr “cookies”, do të ndante më pak informacion me reklamuesit dhe kjo mund të shkaktojë tronditje për reklamimin në internet.

Gjigandi i teknologjisë është një nga shitësit më të mëdhenj të reklamave në botë dhe gjithashtu zotëron shfletuesin më të popullarizuar në botë, Chrome, ku publikohen shumë reklama. Por edhe pse kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga të gjithë, Google ka thënë se planifikon të heqë dorë nga “cookie-t” deri në vitin e ardhshëm.

Por çfarë është “cookie”? “Cookies” janë reklama të personalizuara që ruajnë informacione të vizitorëve të ndryshëm në internet. Ato mbajnë mend të gjithë kërkimet që secili bën në faqe të ndryshme dhe të sugjeron reklama të ndryshme.

Të fundit

Twitter kishte plane për blerjen e Clubhouse për 4 miliardë dollarë

Twitter zhvilloi bisedime me Clubhouse rreth një blerje të mundshme të platformës dhe rrjetit social për audio, me një vlerë të një marrëveshje diku rreth 4 miliardë dollarë, thuhet sipas

Bëhuni gati për një Windows të ri

Një prej insajderëve më të shquar të Microsoft la të kuptohej ditën e Marte për një cicërime në rrjetin social Twitter se një version i ri i Windows po vjen. Megjithatë përveç një kome

Ofertë 20 miliardë dollarëshe për blerjen e gjigantit japonez

Konglomerati japonez, Toshiba, ka marrë një ofertë blerjeje nga një fond privat britanik nga një marrëveshje që mund të vlejë rreth 20 miliardë dollarë apo 14.5 miliardë funte. Aksionit e

NASA ngre në mars dronin 85 milionë dollarësh

Sonda Perseverance ka lëshuar në tokën e Marsit një helikopter që mban emrin Ingenuity, ndërsa NASA përgatitet për fluturimin e parë në Planetin e Kuq. Testi i parë i dronit që ka kushtuar

Facebook vjen me ndryshimet e reja

Facebook ka nisur një menu të re që lejon profilet personale, publike dhe të faqeve që të kufizojnë përdoruesit nga futja e komenteve. “Ndryshimi i audiencës që mund të komentojë në nj

Kompania zvicerane teston robotin për dezinfektimin e avionëve

Një robot që vret viruset me dritë ultraviolet është duke u testuar në aeroplanët zviceranë në mënyrë që të rikthejë besimin e pasagjerëve dhe të ringjallë industrinë e aviacionit q

Info Tjera