Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/ingenuity-mars-helicopter.jpg

Helikopteri Ingenuity përgatitet për eksplorimin e Marsit



Kur sonda Perseverance të zbresë në Mars, ajo do të sjellë mbi Planetin e Kuq teknologji të jashtëzakonshme që do ta bëjnë atë robotin shkencor më të sofistikuar në historinë e këtij planeti.

Rreze lazer do të shkrijnë shkëmbinj dhe do të mbledhin avujt që çlirohen për të analizuar përbërësit.

Po ashtu sonda do të përcjellë në Tokë zhurmat dhe imazhet e planetit.

Por sekretet më të interesante pritet të zbulohen nga helikopteri novator, Ingenuity, që do të eksplorojë Planetin e Kuq.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, helikopteri Ingenuity do të zbresë në Mars në shkurt 2021.

Çdo etapë është llogaritur në detajet më të hollësishme.

Zbritja pa dëmtime është shumë e rendësishme për të garantuar funksionimin e rregullt të helikopterit që të përmbushë misionin e eksploruesit dhe grumbulluesit të informacionit.

“Helikopteri Ingenuity që po dërgohet me sondën Perseverance është një ndër aspektet më interesante të kësaj ekspedite, pasi për herë të parë do të demonstrojmë se mund të fluturohet në një planet tjetër. Fluturimi është një mënyrë shumë e efektshme për të eksploruar një objekt hapsinor”, thotë shkencëtarja e NASA-s, Bethany Ehlmann.

Sipas planit, sonda duhet të zbresë në kraterin Jezero, një nga mjediset më të mbrojtura në planet.

Shkencëtarët besojnë se kjo zonë është e pasur me depozita silikoni, mineralesh dhe përbërësish që do të vërtetojnë nëse planeti ka pasur ujëra neutrale që kanë mundësuar ekzistencën e jetës para 3 mliardë vjetësh.

Helikopteri Ingenuity u krijua në një nga laboratorët e NASA-s në Institutin Teknologjik të Kalifornisë.

Një nga sukseset më të mëdha është fakti që ky helikopter është i aftë të ngrihet në fluturim në mjedisin marsian.

Profesor Ken Farley shpjegon përse helikopteri u ndërtua në formë unike:

“Helikpteri është i vogël, por ka helika gjigande krahasuar me trupin e vogël, secila rreth 1 metër e gjatë, pasi në Mars presioni atmosferik është shumë i ulët, vetëm sa 1% e presionit atmosferik në Tokë”.

Sipas shkencëtarit nuk është e mundur të imitohet me saktësi në Tokë presioni atmosferik i Marsit:

“Marsi është shumë i ftohtë, ka presion shumë të ulët atmosferik. Për të imituar këto kushte nevojitet një mjedis i madh në vakum. Ekipi që krijoi helikopterin ndërtoi një mjedis të madh për të krijuar kushte sa më të përafërta, por në realitet funksionimi do të vërtetohet në sipërfaqen e Marsit”, thotë zoti Farley.

Përveç kushteve shumë të ndryshme atmosferike, Ingenuity ka edhe sfida të tjera përpara:

“Helikopteri mund të fluturojë vetëm disa minuta pa ndërprerje, pastaj i duhet të zbresë që të rikarikojë motorin. Prandaj duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm kur planifikojmë çdo fluturim. Do të fillojmë me detyra të thjeshta si për shembull ngritjen mbi sipërfaqe dhe qëndrimin pezull për pak minuta e pastaj zbritjen në sipërfaqe. Gradualisht do t’i bëjmë fluturimet më të gjata e më të ndërlikuara për të eksploruar me sukses Marsin,” thotë zoti Farley.

Nëse helikopteri kapërcen të gjitha sfidat, shkencëtarët besojnë se do të transformojë fluturimet hapsinore në të ardhmen:

“Do t’i bëjë lëvizjet e sondës më efiçente dhe do të provojë vlerën e teknologjisë së helikopterit. Kjo do të ofrojë një rrugë të re për eksplorime. Më pas mund të dalin gjenerata të reja helikopterësh, por fillimisht duhet të provojmë se teknologjia funksionon,” thotë zonja Elhmann.

Sfida e parë e helikopterit është rruga drejt Marsit.

Nëse zbret me sukses në planetin e kuq, më pas do të duhet të demonstrojë se mund të funksionojë në temperaturë -90º celcius.

Të fundit

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Microsoft po përpiqet në çdo mënyrë të “shtyjë” Edge

Beteja midis Google Chrome dhe Microsoft Edge vazhdon – Microsoft tani po ju ofron para për të përdorur Edge. Internet Explorer ka hyrë në histori dhe është zëvendësuar nga Microsoft Edge,

Ndryshimet që pritet t’i ketë Outlook

Microsofti do të dërgojë përditësimin më të madh në Outlook prej një dekade dhe është padyshim ndryshimi më drastik i Outlook për Windows që prej debutimit më 1997. Ndryshimet përqendr

Info Tjera