Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/pandasecurity-instagram-listening.jpg

Instagram me rregulla të reja për çdo përdorues



Rrjeti social, ndër më të rëndësishmit në botë Instagram, do të kërkojë kartën e identitetit, për të verifikuar profilet false.

Pra një kryqëzate e re kundër mashtrimeve dhe miliona profileve te rrejshme, që janë krijuar edhe nga agjenci të specializuara, me qëllim reklamime, duke pompuar klikimet e larta, aksionet, apo edhe duke bezdisur profilet rregullta e duke bërë komente të pahijshme.

Në shënjestër do të vihen të gjitha ato llogari që sipas inteligjencës artificiale nuk përfaqësojnë identitetin e personave realë prapa tyre, duke patur edhe një sjellje potencialisht të gënjeshtërt në rrjet, si për shembull ata që kanë pak postime, shumë ndjekës, lëvizje të çuditshme, me aktivitetet të shënjestruar etj.

Të gjithë këtyre profileve do t’i kërkohet një dokument real zyrtar, dhe nëse nuk do të përgjigjet kërkesës, pra nëse nuk do paraqesë fotokopjen e dokumentit, profili do të ketë penalizime të forta.

Aktualisht shifrat janë të frikshme, ku rrjeti social regjistron mbi një miliard përdorues aktivë, me rreth 500 milionë që shfletojnë të ashtuquajturit Story, dhe rreth 63% që e përdorin Instagramin mbi një herë në ditë pas një llogarie që ka në dukje një sjellje jo reale.

Pra, kjo masë është ndërmarrë jo vetëm për arsye të ruajtjes së privatësisë e qetësisë për çdo përdorues nga profilet toksikë, por edhe në kuadër të makroproblemit, për çështje sondazhesh në zgjedhje, biznesesh, apo çështje ndërkombëtare që prekin shumë interesa.

Të fundit

YouTube do testoj rivalin e TikTok

YouTube ka njoftuar se do të testojë një version beta në Indi për të rivalizuar aplikacionin popullor të videove TikTok. Platforma e re e quajtur YouTube Shorts, do të kufizojë videot në 15

Qendra e të dhënave nënujore e Microsoft nxirret nga uji pas dy vjetësh

Dy vjet më parë, Microsoft fundosi një qendër të dhënash në brigjet e Orkney (Mbretëria e Bashkuar) në një eksperiment të egër. Kjo qendër e të dhënave tani është marrë nga fundi i o

Facebook vjen me një risi

Facebook ka bërë të ditur se do të lansojë syzet e mençura vitin e ardhshëm, të cilat mund të lidhen edhe me telefonat e mençur si pjesë e një aleance me titanin e syzeve EssilorLuxottica.

Njihuni me modelin e ri të GoPro

GoPro ka sjellë modeling e ri të kamerës me rezolucion të lartë. Bëhet fjalë modeling GoPro Hero 9, një kamerë të re që ka një bateri më të madhe, trup dhe rezolucion shumë më të lart

Apple sjellë versionin iOS 14

Apple pritet që gjatë ditës së sotme të lëshoj versionin e ri iOS 14. Programi pritet të jetë i disponueshëm nga iPhone 6s dhe në më lart. Përditësimi i ri do të sjell një listë të ma

Arma e pabesueshme e Donald Trumpit

Një testatë bërthamore e re dhe e panjohur, raketë hipersonike “super duper” apo misteriozi hapësiroplan X-37B? Ja se çfarë mund të jetë “arma e pabesueshme” për të cilën Donald Tr

Info Tjera