Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/pandasecurity-instagram-listening.jpg

Instagram u mundëson krijuesve një mënyrë të re për të bërë para



Krijuesit e Instagram tani kanë më shumë mënyra për të bërë para.

Përmes platformës tani influencerët mund të shesin simbole gjatë transmetimeve live, një testim i cili po zgjerohet edhe tek reklamat IGTV.

Instagram prezantoi herë të parë simbolet në një postim në blog në maj të 2020-ës.

Përdoruesve u jepet një opsion për të blerë një simbol gjatë transmetimit live dhe shfaqet ngjitur me emrin e personit.

Këto simbole i bëjnë përdoruesit më të dukshëm për krijuesit.

Si rezultat krijuesit mund të zgjedhin të shpërblejnë ndjekësit besnikë duke i përmendur gjatë transmetimit apo mënyra të tjera.

Fillimisht simbolet ishin të disponueshme vetëm për një numër të kufizuar influencerësh por tani numri është zgjeruar.

Adam Mosseri, drejtues i Instagram, përmes një cicërime në Twitter tha se simbolet do të jenë të disponueshëm tek më shumë përdorues në mbarë botën.

Aktualisht 50 mijë krijues përfitojnë nga sistemi i simboleve të Instagram.

Për më tepër opsioni po shtrihet edhe në IGTV ku krijuesit mund të monetizojnë llogaritë e tyre gjithashtu.

Duke ju dhënë mundësinë të fitojnë para në Instagram, rrjeti social do të tërheqë më shumë influencerë në aplikacion.

Aktualisht Instagram po konkurron me TikTok dhe platforma të tjera të medias sociale dhe i duhen disa lëvizje të forta për të ruajtur statusin e numri 1. 

Të fundit

Samsung ngacmon imagjinatën e adhuruesve me modelet që do t’i sjellë

Samsung ka ngacmuar në mënyrë indirekte fansat duke prezantuar dizajnet e dy pajisje eventuale. Në blogun e Samsung Display, kompania ka publikuar dy skica të pajisjeve të reja që mund të mbë

Samsung do të ofroj një opsion të ri në Galaxy S21

Gjigandi jug korean Samsung pritet të sjellë modelin e Galaxy S21. Por, ky model do të sjellë një mënyrë të lehtë për hapjen e tij. Derisa modelet tjera janë të krijuara për të mundësua

Rrjeti i madh me përditësime të reja

Facebook ka prezantuar përditësimet e fundit për përdoruesit e tij, të cilat kanë të bëjnë me festat e fundvitit dhe atë se çfarë i karakterizon më së shumti ato: dhurimin! Me ndryshimet

Snapchat ju ofron mundësinë të fitoni para

Snapchat thotë se në Spotlight do të shfaqen përmbajtje nga llogari private dhe personale si dhe yjet më të mëdhenj. Fitimet gjenerohen nga video të cilat duhet të aplikojnë për skemën dhe

YouTube me rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në videon e të cilave janë reklama

Twitter sjellë ndryshime të reja

Twitter dëshiron të jetë më tepër sesa thjeshtë blloqe tekstesh prej 280 karakteresh. Ditën e martë rrjeti social prezantoi cicërimat që fshihen vetvetiu dhe paralajmëroi ardhjen e veçoriv

Info Tjera