Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/uveya-uv-robot.jpg

Kompania zvicerane teston robotin për dezinfektimin e avionëve



Një robot që vret viruset me dritë ultraviolet është duke u testuar në aeroplanët zviceranë në mënyrë që të rikthejë besimin e pasagjerëve dhe të ringjallë industrinë e aviacionit që po vuan pasojat e pandemisë COVID-19.

Reuters raporton se kompania zvicerane “UVeya” aktualisht po kryen prova të tilla të robotit të saj me kompaninë e aeroportit “Dnata” në aeroplanët “Embraer” “Helvetic Airways”, një kompani ajrore charter në pronësi të miliarderit zviceran Martin Ebner.

“Prodhuesit e aeroplanëve duhet të certifikojnë më tej këto pajisje dhe të studiojnë ndikimin e dritës së tyre UV në veshjet e brendshme, të cilat mund të zbehen pas shumë dezinfektimesh,” tha bashkëthemeluesi i “UVeya” Jodoc Elmiger, sipas agjencisë.

Ai shpreson që robotët e tyre pastrues mund të zvogëlojnë frikën e njerëzve nga fluturimi, edhe kur COVID-19 po qarkullon, sepse, siç tha ai, kjo është një teknologji e provuar që është përdorur për më shumë se 50 vjet në spitale dhe laboratorë dhe është shumë efikase dhe nuk lë gjurmë.

Elmiger deklaroi se një robot mund të dezinfektojë një aeroplan për 13 minuta nga fillimi deri në fund, dhe avionëve më të mëdhenj do t’ju duhet më shumë kohë.

Reuters raporton se ekipi i tij ka bërë tre prototipa deri më tani, njëri prej të cilëve u demonstrua në një aeroplan të Helvetica në aeroportin në Cyrih, ku trafiku ra me 75 për qind vitin e kaluar.

Drejtuesit e “Dnata” shpresojnë që prodhuesit e avionëve t’i miratojnë këta robotë dhe Elmiger vlerëson se çmimi i tyre mund të jetë rreth 15.000 franga zviceranë, pasi qeveritë po kërkojnë zbatimin e masave të reja për të siguruar që pasagjerët në aeroplan të mbrohen nga infeksioni, deklaron agjencia.

Të fundit

Mësohet data e lansimit të modelit të ri të Samsung

Gjigandi i prodhimi të smartfonëve Samsung pritet që gjatë këtij muaji të sjellë modelin e ri Galaxy M42 5G. Sipas Amazon.in, ky smartfon do të prezantohet më 28 prill përmes faqes së inter

Nis punën roboti që ua sjellë ushqimin në shtëpi

Prania e Covid-19 po ndryshon dhe mënyrën e dërgesave të ushqimeve. Në Punggol, Singapor, disa banorë së shpejti do të mund të marrin ushqimet direkt e në shtëpinë e tyre, me anë të një

Apple sjell ndryshime të mëdha te kamera e iPhonet të ri

Seria e iPhonëve e vitit 2022 do të përjetojë ndryshime të mëdha në sistemin e kamerës, sipas analistit të njohur Ming-chi Kuo në një letër drejtuar investitorëve, raportojnë mediumet

Twitter kishte plane për blerjen e Clubhouse për 4 miliardë dollarë

Twitter zhvilloi bisedime me Clubhouse rreth një blerje të mundshme të platformës dhe rrjetit social për audio, me një vlerë të një marrëveshje diku rreth 4 miliardë dollarë, thuhet sipas

Bëhuni gati për një Windows të ri

Një prej insajderëve më të shquar të Microsoft la të kuptohej ditën e Marte për një cicërime në rrjetin social Twitter se një version i ri i Windows po vjen. Megjithatë përveç një kome

Ofertë 20 miliardë dollarëshe për blerjen e gjigantit japonez

Konglomerati japonez, Toshiba, ka marrë një ofertë blerjeje nga një fond privat britanik nga një marrëveshje që mund të vlejë rreth 20 miliardë dollarë apo 14.5 miliardë funte. Aksionit e

Info Tjera