Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/facebook-covid.jpg

Mbyllen mbi 7 milionë llogari që shpërndanin lajme të rreme për Covid-19



Në kaudër të një operacioni kundër lajmeve të rreme, Facebook njoftoi të martën se ka fshirë më shumë se 7 milionë llogari, për shkak se shpërndanin informacione të rreme rreth koronavirusit.

Facebook e bëri njoftimin si pjesë e një raporti standardesh të paraqitura nga kompania në vitin 2018, në përgjigje të kritikave se ishte treguar e butë në aspektin e kontrollit të përmbajtjes që postonin përdoruesit në platformat e saj.

Gjatë tremujorit të dytë, gjigandi i mediave sociale hoqi rreth 22.5 milionë postime që përmbanin gjuhën e urrejtjes, nga 9.6 milionë në tremujorin e parë.

Ajo fshiu gjithashtu 8.7 milionë postime të lidhura me organizatat ekstremiste, krahasuar me 6.3 milionë në periudhën paraardhëse.

Facebook tha se tani mbështetej më shumë se më parë në teknologjinë e automatizimit për të kontrolluar përmbajtjen e postimeve pasi në zyrat e kompanisë kishte më pak njerëz për shkak të pandemisë COVID-19.

Të fundit

Facebook paralajmëron mbylljen në Evropë

Facebook thotë se mund të ndalojë përdorimin e aplikacionit Facebook dhe Instagam në Evropë falë rregullave të reja të privatësisë, të cilat ndikojnë mënyrën sesi rrjeti social transfer

Sony jep lajmin e hidhur për PlayStation 5

Sony ka konfirmuar se PlayStation 5 nuk do të mbështesë lojërat e PS4, PS3, PS2 ose të gjeneratës së parë, përkundër se është spekuluar se do ndodh një gjë e tillë. Entuziastët e lojë

Mark Zuckerberg adhurues i madh i Samsung

Samsung dhe Facebook kanë qenë partnerë në projekte të ndryshme për një kohë të gjatë. Tani, CEO i Facebook ka zbuluar se ai është një adhurues i madh i telefonave inteligjentë të Samsu

YouTube do testoj rivalin e TikTok

YouTube ka njoftuar se do të testojë një version beta në Indi për të rivalizuar aplikacionin popullor të videove TikTok. Platforma e re e quajtur YouTube Shorts, do të kufizojë videot në 15

Qendra e të dhënave nënujore e Microsoft nxirret nga uji pas dy vjetësh

Dy vjet më parë, Microsoft fundosi një qendër të dhënash në brigjet e Orkney (Mbretëria e Bashkuar) në një eksperiment të egër. Kjo qendër e të dhënave tani është marrë nga fundi i o

Facebook vjen me një risi

Facebook ka bërë të ditur se do të lansojë syzet e mençura vitin e ardhshëm, të cilat mund të lidhen edhe me telefonat e mençur si pjesë e një aleance me titanin e syzeve EssilorLuxottica.

Info Tjera