Mësohet data e lansimit të telefonit të rrotullueshëm nga LG
Kompania për prodhimin e telefonave të mençur LG ka paralajmëruar dy projekte të reja që do ti shpalos vitin e ardhshëm.
Fjala është për Rainbow dhe B Project.
I pari pritet të jetë një vazhdim i serisë V, ku pritet që modeli të ketë një ekran të rrotullueshëm.
Projekti B do të ketë një dizajn të ngjashëm me një model që lëviz lartë e poshtë, ku një pjesë e ekranit do të mbështillet për kompaktësi, por do të hapet gjatë përdorimit për një madhësi më të madhe të ekranit.
Rainbow që në shqip do të thotë ylberi, do të vijë në tremujorin e parë të vitit 2021, i ndjekur menjëherë nga Projekti B në Mars.
Sipas botimit Korean The Elec, LG pritet të dërgojë rreth 26 milionë telefona inteligjentë këtë vit dhe synon më shumë për vitin e ardhshëm, në mes të 30 milionë njësive.
Publikimi gjithashtu raporton se LG do të zhvendosë edhe më shumë linja telefonike në ODM.
Në 2018 vetëm 10% ose më shumë e telefonave LG u bënë jashtë kompanisë, pjesa e ODM u rrit në 30% në 2019 dhe duhet të ishte 60% këtë vit.
Vitin tjetër pjesa pritet të rritet në 70%.
“Projekti Explorer do të përqendrohet vetëm në përdorshmërinë e re që është zbuluar me dizajnë inovative, ndërsa Linja e re Universale e LG do të jetë linja e pajisjeve konkurruese të kompanisë që përqendrohen në stilin e jetës së konsumatorit, të tilla si LG VELVET”.