Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/microsoft-hq-headquarters-buiding-sign-logo-symbol-company.jpg

Microsoft me përmirësime në aplikacione



Sot, aplikacioni Microsoft To Do u përditësua në të gjithë pajisjet që bazohen në iOS, Android dhe Windows 10, duke sjell një larmi ndryshimesh.

Përditësimi më i rëndësishëm ishte ai në Windows 10 i cili shtoi pamje të reja të numërimit të detyrave në listën e detyrave të planifikuara.

Në njoftimin e Microsoft jepen detaje për përmirësimet që aplikacioni sjell në iOS.

“Ne rregulluam disa çështje në këtë version që të kemi një përvojë më të mirë ndërsa aplikacioni merr detyra nga Siri. Ne kemi rregulluar disa gabime në lidhje me funksionalitetin e printimit për versionin në iOS” thuhet në njoftim.

Aplikacioni i Microsoft To Do në Android kryesisht do të sjell përmirësime rreth sinkronizimit të cloud në telefona dhe tabletë Android.

Microsoft To Do është një aplikacion falas nga gjiganti amerikan i teknologjisë që mundëson menaxhimin e detyrave të mundësuara përmes sinkronizimit të listave të gjërave përmes cloud.

Të fundit

Cilat lojëra do ti sjellë Sony?

Kompania e madhe “Sony”, ka zbuluar se kur do t’i zbulojë më të rejat e playstation-it. Kohët e fundit u konfirmua se loja Returnal do ta dalë në treg gjatë muajit mars, kurse Forbidden W

Apple teston një model me ekran që paloset

Apple e ka ndryshuar pamjen e iPhone disa herë që nga debutimi i modelit të parë duke rritur trashësinë, madhësinë e ekraneve madje edhe ngjyrat. Ka pasur edhe momente kur Apple ka ndryshuar k

Apple teston një model me ekran që paloset

Apple e ka ndryshuar pamjen e iPhone disa herë që nga debutimi i modelit të parë duke rritur trashësinë, madhësinë e ekraneve madje edhe ngjyrat. Ka pasur edhe momente kur Apple ka ndryshuar k

Rikthehet sërish aplikacioni i ri i mesazheve që po sfidon WhatsApp

Platforma e mesazheve “Signal” thotë se ka zgjidhur problemet teknike të cilat kanë penguar shërbimin e saj gjatë ditëve të fundit, pasi panë një shtim të përdoruesve të rinj. Të Prem

Pse duhet të ndaloni së përdoruri Messenger-in e Facebook-ut?

Nëse jeni një nga 1.3 miliardë përdoruesit e këtij aplikacioni, paralajmëron media e Amerikës së Veriut, një problem i ri dhe serioz mund t’ju bindë ta braktisni atë. “Të gjithë e dim

Gabimisht hodhi në mbeturina hard-diskun që ruante bitcoin në vlerë prej 280 milionë dollarëve

Një britanik i cili rastësisht ka hedhur hard diskun brenda të cilit kishte bitcoin, sërish i ka bërë thirrje autoriteteve lokale që ta lejojnë ta kërkojë në lokacionin e një deponie. Jame

Info Tjera