Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/wifi-hand-businessman-100678055-large.jpg

Mos u lidhni kurrë në këto vende me Wi-Fi



Ju ndoshta jeni lidhur me internet të paktën një herë në një qendër tregtare apo hotel, qoftë për arsye biznesi apo private, pa menduar nëse po rrezikon të dhënat tuaja private.

Por ky bashkim nuk është aspak i padëmshëm. Sot, interneti pa tel është i pranishëm kudo, në pothuajse të gjitha objektet hotelierike, madje edhe në kafenetë dhe restorantet ku shpesh qëndroni,

Ndërsa lexoni gazetën në telefon dhe pini kafenë tuaj të parë në mëngjes në një bar – një haker mund t’ju jetë “shikuar”, shkruan Avaz.

Hotelet mund të jenë “të rrezikshëm”, megjithëse hyrja në internet duket e sigurt.

Shumë kompani që merren me këtë temë, të tilla si Kaspersky ose SensePost, kanë theksuar për vite me rradhë se Wi-Fi publik paraqet një “rrezik të madh sigurie”.

Nëse mendoni se një hotel luksoz është më i sigurt se një motel lokal – e keni gabim. Hakerat shpesh krijojnë rrjete wireless false, të cilat kanë një emër të ngjashëm me hotelin wi-fi, dhe kryesisht zhyten në vendet që vizitohen dhe janë të njohura. Pastaj ata presin që “viktima të bjerë në grackë”, d.m.th. për tu identifikuar

Sapo një person të lidhet me atë internet, hakerat instalojnë lehtësisht softuer të krijuar për të bërë dëme dhe viruse, të cilat së shpejti do t’u japin atyre akses në të gjitha të dhënat e “viktimës”.

Jo vetëm mysafirët e hotelit ose shitësit e dyqaneve bien në këtë grackë, por edhe një numër i madh i punonjësve që punojnë në distancë.

Të fundit

Detaje të reja për iPhone 13

Linja e re e Apple duhet të mbërrijë në katër modele, me nivel më të vogël dhe ekran 120 Hz. iPhone 13 mund të vjen në treg me një bateri më të madhe, për kënaqësinë e konsumatorëve.

Bill Gates tregon arsyen pse përdor një telefon Android para iPhone

Bill Gates zbuloi se ai ende preferon të përdorë një telefon Android para atij iPhone. Gjatë një interviste të fundit në aplikacionin “Clubhouse”, ai shpjegoi se prodhuesit e Android janë

Versioni i fundit i Telegram ju shtyn të ikni nga WhatsApp

Telegram ka qenë një prej aplikacioneve të para që ka lejuar fshirjen manuale të mesazheve që shkëmbeni në platformë në të dy anët e komunikimit. Megjithatë me përditësimin e fundit Tel

Twitter planifikon lejimin e disa postimeve me pagesë

Rrjeti social Twitter njoftoi se do t’iu mundësojë përdoruesve t’i bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive. Veçoria e re do të quhet Super Followers, apo Super Ndjekës. Për t

Elon Musk nis misionin e tij për të kolonizuar “planetin e kuq”

Elon Musk ka zbuluar se një raketë SpaceX e krijuar për të çuar njerëzit në Mars mund të uudhëtojë në qiell në ditët në vijim. Në status të Dielën, miliarderi tha se prototipi i fundi

Google Maps me risi

Pas një pritjeje të gjatë Google Maps do të marrë opsionin e shumë kërkuar në Android, Dark Mode. Kompania ditën e sotme lajmëroi se ky opsion që është në testim që prej Shtatorit 2020

Info Tjera