Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/nas-2.png

NASA ofron 35,000 dollarë për krijimin e tualetit që funksionon në Hënë



NASA ka ofruar 35,000 dollarë për krijimin e një tualeti që mund të përdoret në Hënë, si pjesë e planit të saj ambicioz të rikthimit të astronautëve në Hënë deri në vitin 2024,

Dizajni fitues raportohet se do të përshtatet në sondën e uljes Artemis dhe nevojitet të funksionojë në kushte mikrograviteti ose në “zero-g”. Në hënë graviteti është thuajse sa një e gjashtë e forcës në tokë.

Misioni i ardhshëm do të përfshijë astronautë meshkuj e femra kështu që dizajni i tualetit duhet të akomodojë të dy sekset.

NASA thotë se dizajni gjithashtu duhet të ruajë “lëndën” për të ruajtur një “ambjent të pastër dhe pa aroma apo kontaminues të tjerë”.

“Pikë shtesë do të fitojnë dizajnet që mund të kapin edhe të vjellën pa qenë nevoja që anëtarët e ekuipazhit të fusin kokën brenda tualetit”, thuhej më tej mes udhëzimeve.

Tualeti duhet të përballojë nevojat e dy astronautëve për 14 ditë dhe të lejojë transferimin e lëndës së grumbulluar jashtë mjetit.

Zakonisht një tualet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor është sa një dollap i vogël.

Çmimi i parë është $20,000, ndërsa i dyti e i treti janë respektivisht nga $10,000 e $5,000.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 17 gushti, ndërsa fituesit do të shpallen në tetor.

Të fundit

Coca-Cola ndalon të gjitha reklamat në Facebook

Pasuria neto e Zuckerberg është në rënie me 7.21 miliardë dollarë që nga e shtuna, ndërsa çmimi i aksionit në Facebook ra më shumë se 8%, pasi shumë kompani kanë filluar ta bojkotojnë F

SHBA: 100 milionë njerëz shikojnë YouTube-n nga televizori

Të gjithë e dijmë se platforma globale e videove YouTube është rritur shumë nga pajisjet mobile. Mirëpo, me sa duket tani shikimi i videove në YouTube po zhvendoset ngadalë nga telefonat mobi

Info Tjera