Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/sleep-next-to-a-charging-phone.jpg

Njihuni me telefonat që mbajnë baterinë më së gjati



Ueb faqja e njohur për teknologji Tom’s Guide ka publikuar një listë të telefonave me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë.

Jetëgjatësia e baterisë është gjithnjë në fokusin e shumë përdoruesve, të cilët dëshirojnë të përdorin pajisjet e tyre për aq kohë sa të jetë e mundur pa pasur nevojë për ngarkues.

Përkundër faktit se, përveç madhësisë së ekranit dhe specifikimeve, kapacitetet e baterisë që shumë prodhues vendosin në telefonat e tyre gjithashtu po rriten, jo të gjithë telefonat janë të njëjtë.

Kjo është arsyeja pse ekspertët nga faqja e Tom’s Guide bënë një provë të veçantë për të përcaktuar se cilat telefona kanë me të vërtetë jetëgjatësinë më të madhe të baterisë. Gjatë testimit, telefonat vazhdimisht surfonin në internet përmes LTE ose 5G derisa të mbaronte bateria

Telefoni mesatar arriti të zgjasë 10 orë, por telefonat në listë arritën të përfitonin sa më shumë nga bateria dhe të shfletonin në internet për 11 orë.

Në krye të listës është modeli Motorola G8 Power, i cili qëndroi i ndezur për më shumë se 16 orë dhe ka një bateri 5,000 mAh.

Lista e plotë e telefonave me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë:

1. Motorola G8 Power: 16:10 (16 orë e 10 minuta)

2. Motorola G7 Power: 15:35

3. Asus ZenFone 6: 15:01

4. LG V60 ThinQ 5G: 12:46

5. Motorola G Fast: 12:17

6. Motorola G Stylus (Pro): 12:13

7. Motorola Edge: 12:12

8. Samsung Galaxy S20 Ultra: 11:58

9. iPhone 11 Pro Max: 11:54

10. OnePlus Nord N10 5G: 11:48

11. LG G8X ThinQ Dual Screen: 11:46

12. Motorola Z4: 11:31

13. iPhone 11: 11:16

14. TCL 10 5G UW: 11:07

15. OnePlus 8 Pro: 11:05

Të fundit

Detaje të reja për iPhone 13

Linja e re e Apple duhet të mbërrijë në katër modele, me nivel më të vogël dhe ekran 120 Hz. iPhone 13 mund të vjen në treg me një bateri më të madhe, për kënaqësinë e konsumatorëve.

Bill Gates tregon arsyen pse përdor një telefon Android para iPhone

Bill Gates zbuloi se ai ende preferon të përdorë një telefon Android para atij iPhone. Gjatë një interviste të fundit në aplikacionin “Clubhouse”, ai shpjegoi se prodhuesit e Android janë

Versioni i fundit i Telegram ju shtyn të ikni nga WhatsApp

Telegram ka qenë një prej aplikacioneve të para që ka lejuar fshirjen manuale të mesazheve që shkëmbeni në platformë në të dy anët e komunikimit. Megjithatë me përditësimin e fundit Tel

Twitter planifikon lejimin e disa postimeve me pagesë

Rrjeti social Twitter njoftoi se do t’iu mundësojë përdoruesve t’i bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive. Veçoria e re do të quhet Super Followers, apo Super Ndjekës. Për t

Elon Musk nis misionin e tij për të kolonizuar “planetin e kuq”

Elon Musk ka zbuluar se një raketë SpaceX e krijuar për të çuar njerëzit në Mars mund të uudhëtojë në qiell në ditët në vijim. Në status të Dielën, miliarderi tha se prototipi i fundi

Google Maps me risi

Pas një pritjeje të gjatë Google Maps do të marrë opsionin e shumë kërkuar në Android, Dark Mode. Kompania ditën e sotme lajmëroi se ky opsion që është në testim që prej Shtatorit 2020

Info Tjera