Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/960x0.jpg

Opsionet që mund t’ju rrezikojnë WhatsApp-in



Siguria e fortë është një prej opsioneve më të mira të WhatsApp-it, por aplikacioni nuk është aq i sigurtë sa mendoni.

Janë të paktën 3 opsione që mund ta bëjnë biseduat tuaja me të tjerë më pak të sigurta.

Imazhet e ruajtura të paracaktuara Cilësimi i paracaktuar për të ruajtur fotot dhe videot që ju dërgojnë në telefonin tuaj mund të mos jetë një nga idetë më të mira.

Fotot mund të shërbejnë si “Kali i Trojës” pasi përmbajnë kodin që mund të lejojë hakerat që të futen në telefonin tuaj.

Duhet që të qëndroni të kujdesshëm nëse dikush ju dërgon materiale të çuditshme.

Për ta hequr këtë opsion mund të shkoni tek cilësimet për WhatsApp-in tek “Settings”, klikoni “Chats” dhe hiqni opsionin “Save to Camera Roll”.

Backup-i i iCloud Opsioni i backup-it për WhatsApp-in në iCloud zakonisht nuk ofron mbështetjen kriptimit të mesazheve.

Kjo ndodh sepse sapo biseda lëviz në iCloud, atëherë tashmë kjo është përgjegjësi e Apple.

Kjo do të thotë që forcat e ligjit mund të pyesin për të parë ato mesazhe dhe mund të vendoset për t’ua dhënë duke parë situatën.

Kjo u shërben edhe kriminelëve kibernetikë. Megjithatë Apple ka metodën e vet për të mbrojtur të dhënat tuaja.

Mesazhet e zhdukura Vetëm nga emri “mesazhe të zhdukura” duket sikur është një opsion i sigurt, por jo çdo gjë është kështu.

WhatsApp ka shtuar së fundmi një opsion që ju lejon të çoni tekste dhe t’i zhdukni pas një kohe të caktuar.

Punon si mesazhet në Snapchat, duke rritur sigurinë pasi heq të gjitha mesazhet sensitive.

Megjithatë ka disa mënyra se si dikush të kapë mesazhet tuaja para se të fshihen.

Fillimisht mesazhi shfaqet në tabelën e njoftimeve deri sa të hapet aplikacioni.

Nëse teksti juaj citohet qëndron gjithmonë aty.

Nëse një tekst i zhdukur është dërguar nëpërmjet opsionit “forward” tek dikush tjetër nuk fshihet.

Nëse mesazhet futen në backup nuk fshihen. Në këto raste sugjerohet vetëm një gjë: Ta mendoni mirë përpara se të nisni një mesazh të rëndësishëm.

Kur diçka hidhet në internet, është shumë e vështirë për ta hequr.

Të fundit

Paris – Berlin vetëm një orë me tren

Hyperloop është ajo që ju merrni kur merrni një tren në fushë magnetike dhe e vendosni atë në një tub pa ajër. Mungesa e rezistencës lejon që treni, në teori, të arrijë shpejtësi të p

Sekretet e Messenger-it që nuk i njihnit deri më sot

Messenger tani është një nga platformat më të njohura të bisedave së bashku me Viber dhe WhatsApp. Ajo që shumë nuk e dinë, është se mund t’ju ofrojë shumë më tepër shërbime të fsh

Vetëm 5 ditë deri në “pranimin e rregullave të reja të WhatsApp”

Ndoshta do të ishte pak nëse do të thoshim se WhatsApp nuk e kishte një fillim të mirë për 2021. Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një numër i madh i përdoru

Mbetjet e raketës kineze bien në Oqeanin Indian

Mbetjet e raketës më të madhe të Kinës kanë rënë në Oqeanin Indian të dielën. Shumica e përbërësve të saj janë shkatërruar me ri-hyrjen në atmosferë, kështu duke iu dhënë fund sp

Përdoruesit e WhatsApp duhet të pranojnë ndryshimet ose do të bllokohen

Përdoruesit e aplikacionit të mesazheve WhatsApp kanë afat deri javën e ardhshme për të pranuar kushtet e reja ose do të bllokohen nga ky rrjet social dhe nuk do të kenë mundësi ta përdorin

Udhëtimet hapësinore gjithnjë e më pranë

Arriti të ulet me sukses në Tokë raketa prototip Starship e kompanisë së Elon Musk, SpaceX. Raketa ia arriti të kryejë një hap tjetër përpara pas 4 rasteve të mëparshme ku u regjistruan sh

Info Tjera