Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/Ora.png

Ora që monitoron EKG-në, stresin dhe temperaturën e lëkurës



Fitbit njoftoi për orën e mençur më të avancuar shëndetësore, e cila vjen me një sensor EDA (Aktiviteti Elektro-Dermal) për menaxhimin e stresit, një aplikacion ECG (ElektroCardioGram ose EKG) dhe një sensor për matjen e temperaturës së lëkurës.

Fitbit Versa review: A lower-cost Apple Watch alternative - CNET

Me sensorin EDA, Fitbit Sense mund ta matë aktivitetin elektrodermal i cili mund të tregojë përgjigjen e trupit truaj ndaj stresorëve dhe t’ju ndihmoj ta menaxhoni atë. Ju mund të përdorini aplikacionin EDA Scan duke vendosur pëllëmbën tuaj mbi Fitbit Sense për të zbuluar ndryshimet e vogla elektrike në nivelin e djersës në lëkuren tuaj. Pas përfundimit te skanimi, aplikacioni EDA Scan do të paraqes grafikun për të treguar rezultatet.

Ekziston gjithashtu një mundësi për të pare së si trupi juaj po reagon ndaj stresit. Rezultati bazohet në të rrahurat e zemrës, gjumin dhe aktivitetit. Një rezultat i lartë tregon që trupi juaj është duke treguar pak shenja fizike të stresit. Gjithashtu ju jep rekomandime si ta menaxhoni stresin si p.sh. ushtrimet e frymëmarrjes apo terapi të tjera.

Fitbit Sense është pajisja e parë që mbështet aplikacionin ECG. Duke mbajtur gishtat në skajet e unazës se çelikut inox rreth orës mund të merrni për 30 sekonda një lexim te EKG-së.

Fitbit Sense gjithashtu vjen me një teknologji të re PurePulse 2.0 që ofron njoftime për rrahjet e zemrës.

FITBIT VERSA 3 V/S VERSA 2- Smart features, battery life, price, size and  which is better product know more. - Stanford Arts Review

Një tjetër tregues i shëndetit është matja e temperaturës së lëkurës, i cili monitoron temperaturën e lëkurës çdo natë dhe tregon se si ajo ndryshon gjatë çrregullimeve shëndetësore.

Veçoritë e tjera përfshijnë: kohëzgjatjen e baterisë më shumë se 6 ditë, dizajnin e ri të frymëzuar nga trupi i njeriut, rezistencën ndaj ujit deri në 50m, GPS-in e integruar etj.

Fitbit njofton se ora e mençur Sense do të jetë në dispozicion në fund të shatorit me çmimin me pakicë prej 488 dollarë.

Të fundit

Mark Zuckerberg adhurues i madh i Samsung

Samsung dhe Facebook kanë qenë partnerë në projekte të ndryshme për një kohë të gjatë. Tani, CEO i Facebook ka zbuluar se ai është një adhurues i madh i telefonave inteligjentë të Samsu

YouTube do testoj rivalin e TikTok

YouTube ka njoftuar se do të testojë një version beta në Indi për të rivalizuar aplikacionin popullor të videove TikTok. Platforma e re e quajtur YouTube Shorts, do të kufizojë videot në 15

Qendra e të dhënave nënujore e Microsoft nxirret nga uji pas dy vjetësh

Dy vjet më parë, Microsoft fundosi një qendër të dhënash në brigjet e Orkney (Mbretëria e Bashkuar) në një eksperiment të egër. Kjo qendër e të dhënave tani është marrë nga fundi i o

Facebook vjen me një risi

Facebook ka bërë të ditur se do të lansojë syzet e mençura vitin e ardhshëm, të cilat mund të lidhen edhe me telefonat e mençur si pjesë e një aleance me titanin e syzeve EssilorLuxottica.

Njihuni me modelin e ri të GoPro

GoPro ka sjellë modeling e ri të kamerës me rezolucion të lartë. Bëhet fjalë modeling GoPro Hero 9, një kamerë të re që ka një bateri më të madhe, trup dhe rezolucion shumë më të lart

Apple sjellë versionin iOS 14

Apple pritet që gjatë ditës së sotme të lëshoj versionin e ri iOS 14. Programi pritet të jetë i disponueshëm nga iPhone 6s dhe në më lart. Përditësimi i ri do të sjell një listë të ma

Info Tjera