Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/watsap.jpeg

Përdoruesit e WhatsApp duhet të pranojnë ndryshimet ose do të bllokohen



Përdoruesit e aplikacionit të mesazheve WhatsApp kanë afat deri javën e ardhshme për të pranuar kushtet e reja ose do të bllokohen nga ky rrjet social dhe nuk do të kenë mundësi ta përdorin.

Sipas WhatsApp, që është në pronësi të kompanisë Facebook, afati është deri më datë 15 Maj.

Përdoruesit do të duhet të pranojnë rregullat e reja të privatësisë. Nëse nuk i pranojnë, atëherë do të bllokohen.

Ky afat ishte shtyrë me disa muaj nga kompania për shkak të diskutimeve dhe pakënaqësisë që ka ndaj këtyre rregullave.

Shumë përdorues të WhatsApp i konsiderojnë të papranueshme rregullat e reja të privatësisë, për shkak se i jep të drejtë Facebook-ut të ketë akses mbi të dhënat personale të përdoruesve.

Afati për pranimin e këtyre ndryshimeve ishte caktuar më datë 8 Shkurt, por u shty për shkak të reagimeve në rrjetet sociale.

Por pas datës 15 Maj, kushdo që refuzon t’i pranojë ndryshimet, atëherë do të ndalohet që të dërgojë mesazhe, madje mund t’i bllokohet edhe llogaria e tij në këtë aplikacion.

Fshirja e llogarisë do të ndodhë pas 120 ditësh pasivitet.

WhatsApp ka thënë se pretendimi që Facebook do të ketë akses tek të dhënat personale të përdoruesve nuk është i vërtetë.

Të fundit

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Info Tjera