Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/bill-gates-inspiring-stories-twitter-scaled.jpg

“Përplasje” miliarderësh!



Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, nuk ka ambiciet e njëjta me ato të Elon Muskut, që planifikon të dërgojë njerëz në Mars me raketat e kompanisë së tij Space X dhe atë deri në vitin 2050.

Në fakt ai nuk është “fans i Planetit të Kuq”, kështu të paktën e thotë hapur miliarderi amerikan, transmeton Telegrafi.

“Jo, nuk jam adhurues i Marsit. Por njoh shumë që e duan”, ka thënë Gates gjatë interviste në Sway, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit lidhur me iniciativën për udhëtimet në hapësirë të kolegëve të tij nga klubi i miliarderëve – Elon Musk dhe Jeff Bezos.

“Mendoj që raketat nuk janë zgjidhje. Por diçka ndoshta më mungon:, ka shtuar Gates, duke theksuar se blerja e biletës për udhëtim në hapësirë nuk është në listën e dëshirave të tij.

Në vend të kësaj, Gatesin më shumë i intereson shpenzimi i parave në vaksina.

“Nuk do të shpenzojë shumë para, sepse fondacioni im mund të blejë vaksina kundër fruthit dhe të shpëtojë jetë njerëzish për njëmijë dollarë”, ka theksuar ndër tjera Gates.

“Para se të ndërmarrë diçka, gjithmonë mendoj: në rregull, mund t’i shpenzojë ato njëmijë dollarë për vaksinën kundër fruthit”, ka shtuar ai.

Fondacioni “Bill dhe Melinda Gates” investon miliona në hulumtime dhe zhvillimin e vaksinave kundër fruthit dhe COVID-19.

Një praktikë e tillë e financimit ka bërë që të qarkullojnë edhe një sërë teori konspirative, që Gates përmes fondacionit të tij dëshiron t’i vë çipa banorëve të Tokës dhe të marrë kontrollin e plotë mbi ta.

Gates i cili këto ditë ka promovuar librin e tij “Si të shmangim katastrofën klimatike” dhe që ka folur për përpjekjet e “gjelbra”, nuk kishte dashur të flet shumë për spekulimet rreth çështjes së çipave.

Por, pati disa fjalë të mira për t’i thënë për Elon Muskun, i cili me Teslan ia ka lehtësuar punën dhe jetën qytetarëve duke i bërë veturat të “pranueshme” sa i përket anës ekologjike.

“Është e rëndësishme të thuhet ajo çfarë ka bërë Musk me Teslan – që është një prej shtytësve kryesorë nga mbrojtja e ndryshimeve klimatike”, ka shtuar Gates.

E këto komente të tij për Musk mund të habitin disa persona, pasi që kohë më parë dyshja kanë pasur “konflikt verbal” përmes statuseve në rrjete sociale.

Gates kishte këshilluar drejtorin e Space X që të mos përzihet në “fushën e tij”, sa i përket komenteve për COVID-19.

E Musk i ishte kundërpërgjigjur duke e quajtur me një “emër të papërshtatshëm”.

E sipas indeksit të miliarderëve, Bloomberg, Gates duhet të investojë shumë në “iniciativat e tij të ëndrrave” për ta zënë Muskun dhe Bezosin, të cilët nga fillimi i vitit po luftojnë për titullin e njeriut më të pasur në botë.

Dyshja janë të njohur si “adhurues” të hapësirë, kolonizimit të sistemit diellor dhe të organizatorë të udhëtimet në hapësirë me raketa për përdorim të shumëfishtë që janë zhvilluar nga kompanitë rivale Space X dhe Blue Origin.

Të fundit

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Microsoft po përpiqet në çdo mënyrë të “shtyjë” Edge

Beteja midis Google Chrome dhe Microsoft Edge vazhdon – Microsoft tani po ju ofron para për të përdorur Edge. Internet Explorer ka hyrë në histori dhe është zëvendësuar nga Microsoft Edge,

Ndryshimet që pritet t’i ketë Outlook

Microsofti do të dërgojë përditësimin më të madh në Outlook prej një dekade dhe është padyshim ndryshimi më drastik i Outlook për Windows që prej debutimit më 1997. Ndryshimet përqendr

MacBook Pro vjen në muajin e ardhshëm

Apple kohët e fundit njoftoi se ngjarja e saj kryesore WWDC 2021 do të zhvillohet më 7 qershor dhe tani duket sikur MacBook Pro i ri me një procesor të ri nga Apple Silicon do të lansohet në WW

Info Tjera