Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/iphone-12.jpg

Pesë gjëra që duhet të dini për përditësimin e ri të Apple



Apple ka njoftuar azhurnimin e saj të ri iOS 14.5 për iPhone dhe iPad, ditët e fundit.

Karakteristika më e re është funksioni i saj i ri i transparencës së ndjekjes së aplikacioneve që do të thotë se përdoruesit do të duhet të “zgjedhin” nëse duan që aktiviteti i tyre në internet të gjurmohet nga kompanitë.

Shkyçja e një iPhone me maskë
Sistemi i ri operativ i Apple do t’ju lejojë të zhbllokoni telefonin tuaj ndërsa mbani një maskë.

Njohja e fytyrës nga telefoni juaj zakonisht nuk funksionon kur përdoruesit mbajnë maskë, por tashmë përdoruesit do të munden të hapin telefonin edhe nëse përdorin maskë.

Transparenca e ndjekjes së aplikacioneve
Përditësimi i ri tashmë do të funksionojë edhe për aplikacionet që do të thotë se kur shkarkoni një aplikacion, telefoni juaj do të ju kërkojë leje që të gjurmoni aktivitetin në këtë aplikacion.

Emoji të rinj
Apple ka prezantuar disa emoji të rinj në azhurnimin e saj të fundit.

Për shembull, njerëzit do të jenë në gjendje të zgjedhin ngjyra të ndryshme të lëkurës për emoji “çifti që puth” dhe emoji “çift me zemër”.

Siri
Apple thotë se Siri, ndihmësi i saj i kontrolluar nga zëri, po bëhet më i larmishëm.

“Siri nuk ka më një zë të paracaktuar, duke i lejuar përdoruesit të zgjedhin zërin që u flet kur e vendosin për herë të parë pajisjen e tyre. Këta zëra të rinj Siri përdorin teknologjinë Neural Text to Speech për një tingull tepër natyror“, thotë Apple.

Apple thotë se këto azhurnime përfaqësojnë angazhime të gjata për diversitetin dhe përfshirjen.

Ndërkohë, kritikët e Apple thonë se kompania duhet të jetë e qëndrueshme në mesazhet e saj mbi diversitetin.

Sistemi i ri operativ i Apple do të ju ndihmojë më shumë
Teknologjia e re mund të ju ndihmojë për të gjetur gjërat tuaja, si çelësat apo portofolin.

Nëse i humbni do të jeni në gjendje ti gjurmoni me aplikacionin “Find My” jetë i bashkangjitur në gjëra të tilla si çelësat ose portofolin tuaj.

Nëse i humbni, do të jeni në gjendje t’i gjurmoni me aplikacionin Find My.

Të fundit

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Info Tjera