Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/https___specials-images.forbesimg.com_imageserve_5db28252c538200007815c25_0x0.jpg

Pse kaq shumë pikëpyetje për rrjetin 5G?



Rrjeti i komunikimit 5G është më i shpejtë, me më pak vonesa dhe funksionon në më shumë pajisje, por nga ana tjetër paraqet rrezik për sigurinë.

Kompanitë e internetit tashmë kanë filluar shpërndarjen nëpër botë të ofertave për gjeneratën 5G të internetit, por çfarë është në të vërtetë rrjeti 5G?

Materiali në vazhdim na sjell më shumë hollësi.

Rrjeti 5G është mes nesh, por cili është kuptimi i tij?

Gjenerata e fundit e internetit pa kabllo premton shpejtësi më të madhe dhe më pak vonesa, edhe kur shumë pajisje e përdorin atë në të njëjtën kohë.

Rrjeti 5G besohet se do të përballojë numrin e madh të përdoruesve dhe trafikun e rënduar në Internet.

Në të ardhmen, kjoteknologjia besohet se do të mund lidhet me automjetet pa shofer dhe do të sjellë zhvillime të reja të realitetit virtual.

Interneti i shpejtë mundëson kryerjen e operacioneve mjekësore në distancë dhe ndihmon çdo formë të telemjekësisë.

Ndërsa kompanive u mundëson automatizim të fabrikave prodhuese.

Por analisti Ben Wood nga instituti kërkimor CCS Insight, thotë se rrjeti i gjeneratës së re do të bëjë po ato gjëra që bën sot, por me disa përmirësime.

“Gjëja më e madhe për 5G ka lidhje me makinat fluturuese, operacionet në distancë dhe gjithçka tjetër. Kam frikë se do të zhgënjeheni. Në fakt 5G do të bëjë gjërat që bëjmë sot, por pak më mirë. Pra, ajo që mund të bësh në 4G dhe çfarë mund të bësh në internet do të përmirësohet sepse do të kesh shpejtësi më të madhe, kapacitet shumë më të madh. Pra përmirësohet situata kur ka shumë njerëz dhe kur rrjeti ngarkohet”, tha ai.

Por, përpara fillimit të përdorimit të rrjetit 5G, kompanitë e internetit dhe prodhuesit e telefonave celularë duhet të përmirësojnë produktet e tyre.

Edhe kompanitë e internetit po bëhen gati, duke ripërtërirë pajisjet e tyre dhe duke instaluar antena të reja 5G.

Zoti Wood thotë se procesi do të jetë i ngadaltë.

“Në fillim 5G do të ofrohet në vende ku ka më shumë nevojë si qendra qytetesh, zona ku njerëzit mblidhen, vende ku duhet kapacitet më i lartë”, thotë ai.

Pengesë tjetër është fakti që asnjë telefon, duke përfshirë edhe ata të kompanisë Apple, nuk janë gati për rrjetin 5G.

Prodhimet e fundit të kompanisë Samsung, janë të pajisura me receptorë që ofrojnë mundësi shfrytëzimi të rrjetit 5G.

Madje disa kompani filluan shitjen e telefonave 5G për 300 dollarë.

Por zoti Woods mendon se tregu nuk do të fillojë të gjallërohet pa përfshirjen e kompanisë Apple.

“Më 2021, nuk do të befasohesha nëse shoh pajisje me 250 dollarë. Por derisa Apple të hyjë në 5G, gjithmonë do të ketë pengesa. Personalisht, mendoj se nxjerrja në treg e telefonit nga kompania Apple me rrjet 5G do të rrisë vëmendjen tek kjo teknologji”, thotë eksperti.

Nga ana tjetër, rrjeti 5G është një teknologji që ka ngjallur debate.

Në fillim të vitit, disa teori konspirative e lidhën rrjetin 5G me pandeminë e koronavirusit gjë që u bë shkak për sulme ndaj kullave 5G.

Rrjeti 5G gjithashtu ka tensionuar marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Qeveria amerikane po lobon në Evropë për të përjashtuar kompaninë kineze të telefonisë mobile Huawei nga planet e rrjetit 5G duke e cilësuar si rrezik të sigurisë.

“Gjatë dekadës së ardhshme, 5G do të bëhet pjesë e infrastrukturës së rëndësishme kombëtare të komunikimit në shumë vende. Asnjë vend nuk dëshiron që një kompani e huaj, për shembull kineze, të ketë kontroll të madh mbi këtë infrasrukturë të rëndësishme. Sigurisht, qeveria amerikane nuk do ta dëshironte këtë,” thotë zoti Wood.

“Në teori, 5G është teknologjia celulare më e sigurtë që është krijuar ndonjëherë. Megjithatë, gjithçka duhet të vihet në kontekstin e shqetësimeve reale të sigurisë, por edhe në kontekstin e luftës së ftohtë teknologjike dhe gjeopolitike që po shfaqet sot midis SHBA dhe Kinës”, shton ai.

Në korrik, Britania tërhoqi planin për t’i dhënë Huawei-t një rol në rrjetin e ri të telefonave celularë me shpejtësi të lartë.

Huawei mohon akuzat se 5G mund të përdoret nga spiunazhi kinez.(VOA)

Të fundit

YouTube do testoj rivalin e TikTok

YouTube ka njoftuar se do të testojë një version beta në Indi për të rivalizuar aplikacionin popullor të videove TikTok. Platforma e re e quajtur YouTube Shorts, do të kufizojë videot në 15

Qendra e të dhënave nënujore e Microsoft nxirret nga uji pas dy vjetësh

Dy vjet më parë, Microsoft fundosi një qendër të dhënash në brigjet e Orkney (Mbretëria e Bashkuar) në një eksperiment të egër. Kjo qendër e të dhënave tani është marrë nga fundi i o

Facebook vjen me një risi

Facebook ka bërë të ditur se do të lansojë syzet e mençura vitin e ardhshëm, të cilat mund të lidhen edhe me telefonat e mençur si pjesë e një aleance me titanin e syzeve EssilorLuxottica.

Njihuni me modelin e ri të GoPro

GoPro ka sjellë modeling e ri të kamerës me rezolucion të lartë. Bëhet fjalë modeling GoPro Hero 9, një kamerë të re që ka një bateri më të madhe, trup dhe rezolucion shumë më të lart

Apple sjellë versionin iOS 14

Apple pritet që gjatë ditës së sotme të lëshoj versionin e ri iOS 14. Programi pritet të jetë i disponueshëm nga iPhone 6s dhe në më lart. Përditësimi i ri do të sjell një listë të ma

Arma e pabesueshme e Donald Trumpit

Një testatë bërthamore e re dhe e panjohur, raketë hipersonike “super duper” apo misteriozi hapësiroplan X-37B? Ja se çfarë mund të jetë “arma e pabesueshme” për të cilën Donald Tr

Info Tjera