Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/qeveria-e-kosoves-hoti-scaled-1-1.jpg

Qeveria miraton vendime për zbatimin e “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike”



Me kërkesën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja elektronike, e 64-ta me radhë, në të cilën janë miratuar katër vendime.

Vendimi i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme ishte për ndarjen e mjeteve financiare për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore.

Një milion e pesëqind mijë euro (1,500,000) janë ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mbulimin e kostos së tarifës së Fondit për Garanci Kreditore. Këto mjete janë marrë nga “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”

Vendimi tjetër i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ishte lirimi për studentë nga pagesa e shkollimit për regjistrimin e semestrit veror në vitin akademik 2020-2021.

Lirim të plotë nga pagesa e tarifës për regjistrimin e semestrit veror të viti akademik 2020/21 do të ketë për studentët e nivelit baçellor në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, të cilët nuk kanë qenë përfitues nga skemat ekzistuese për lirim deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

50% lirim nga pagesa e tarifës për semestrin veror të viti akademik 2020/21 për studentët e nivelit master, që nuk kanë qenë përfitues nga lirimi sipas skemave ekzistuese.

Përfitues të këtyre lirimeve do të jenë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe nga Mali i Zi, të cilët studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Për zbatim të këtij vendimi janë ndarë mjete në vlerë tre milionë e dyqind e tridhjetë e dy mijë euro (3,232,000). Këto mjete do të kompensojnë të hyrat e institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Këto mjete do të merren nga “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” dhe do të transferohen te Thesari në kategorinë e shpenzimeve të Subvencioneve dhe Transfereve.

Me një vendim të miratuar në mbledhjen e sotme është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit të Qeverisë nr. 06/58 të datës 14.01.2021. Me këtë ndryshim pika 1.14, Masa 14, riformulohet duke përcaktuar se në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nën programin Ndërmarrësia, do të ndahen 8 milionë euro për subvencionimin e burimeve të ripërtritshme të energjisë.

Ndërsa pas pikës 1.16 shtohet si pikë 1.17, masa e 17, sipas të cilës mjetet me vlerë prej 8 milion eurove nga pika 1.14 do të mbeten të paalokuara te Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike dhe do të ndahen sipas nevojës për mbulimin e kërkesave të natyrës së pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Vendimi i katërt i aprovuar në mbledhjen e sotëm ka qenë për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/62 të datës 09.02.2021.

Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij vendimi, sqarohet se mjetet per zbatimin e vendimit për ndarjen e mjeteve për Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e invalidëve të UÇK-së, do të sigurohen nga nënprogrami i shpenzimeve të paparashikuara në kategorinë e Rezervës dhe të njëjtat transferohen të nën programi për Invalidët e Luftës – kategoria e shpenzimeve dhe transfereve dhe nga aty te Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Të fundit

Instagram publikon një risi interesante

Ky është një funksion i quajtur “Dhoma të Drejtpërdrejta” dhe lejon deri në katër pjesëmarrës në një “thirrje video të drejtpërdrejtë”, në vend të dy paraardhësve. Sipas rapor

Detaje të reja për iPhone 13

Linja e re e Apple duhet të mbërrijë në katër modele, me nivel më të vogël dhe ekran 120 Hz. iPhone 13 mund të vjen në treg me një bateri më të madhe, për kënaqësinë e konsumatorëve.

Bill Gates tregon arsyen pse përdor një telefon Android para iPhone

Bill Gates zbuloi se ai ende preferon të përdorë një telefon Android para atij iPhone. Gjatë një interviste të fundit në aplikacionin “Clubhouse”, ai shpjegoi se prodhuesit e Android janë

Versioni i fundit i Telegram ju shtyn të ikni nga WhatsApp

Telegram ka qenë një prej aplikacioneve të para që ka lejuar fshirjen manuale të mesazheve që shkëmbeni në platformë në të dy anët e komunikimit. Megjithatë me përditësimin e fundit Tel

Twitter planifikon lejimin e disa postimeve me pagesë

Rrjeti social Twitter njoftoi se do t’iu mundësojë përdoruesve t’i bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive. Veçoria e re do të quhet Super Followers, apo Super Ndjekës. Për t

Elon Musk nis misionin e tij për të kolonizuar “planetin e kuq”

Elon Musk ka zbuluar se një raketë SpaceX e krijuar për të çuar njerëzit në Mars mund të uudhëtojë në qiell në ditët në vijim. Në status të Dielën, miliarderi tha se prototipi i fundi

Info Tjera