Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/gsmarena_301.jpg

Rikthehet Nokia e palosshme



Pavarësisht sa pajisje Android kompania HMD nxjerr, rikthimi i Nokias së saj klasik gjeneron gjithnjë entuziazëm.

Sidomos kur bëhet fjalë për versionin e tij me palosje. Rikthimin e parë të këtij versioni, kompania e nxori në 2019-n, Nokia 2720 Flip.

Pikërisht ky model do të vijë me një version të ri, të përmirësuar, që pritet të dalë në treg më 20 Maj dhe do të jetë ekskluzive për Verizon në SHBA.

Sigurisht gjëja më e mirë e një telefoni që paloset është që mund ta mbyllni telefonatën vetëm duke e palosur atë, që për shumë është kënaqësi më e madhe sesa të shtypin një ekran.

Përveç kësaj, ka butona, për të gjithë ata që mbeten fanatikë apo nostalgjikë të tyre.

Çmimi? Vetëm 80 dollarë.

Sa i përket anëve negative, do t’ju duhet të mësoheni me një ekran të vogël, prej 2.8 inç.

Lënë kjo mënjanë, Nokia i ri 2720 është i pajisur me 4G, Google Assistant, web browser dhe KaiOS app store, ku mund të gjeni Facebook, WhatsApp dhe lojëra.

Fakti që nuk ka shumë aplikacione, do të thotë që bateria do të zgjasë më shumë.

Të fundit

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Info Tjera