Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/Next-Door-App.jpg

Rrjeti social që po sfidon Facebook-un



Nextdoor, rrjeti social i komuniteve të lagjeve po përjeton aktualisht momentin e tij mw magjik.

Dhe në betejën tashmë të gjatë mes shtypit të shkruar dhe Internet po lë pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përditshmet vendore tradicionale.

Nuk është Facebook dhe nuk do të jetë. Për t’u regjistruar duhet të dëshmosh se jeton në një lagje të caktuar, lidhesh me emrin dhe duhet të kesh të dukshme të paktën adresën.

Ajo që garanton privatësinë dhe mbron nga keqbërësit e mundshëm është fakti se se mund të kërkohen dhe të lidhen vetëm banorët e të njëjtës lagje.

Të ardhurat për “Nextdoor” vijnë nga reklamat vendore, meqënëse kushdo mund të hapë falas një faqe dhe të shpenzojë pak dollarë për reklamim, raporton abcnews.al.

Me seli në San Francisco, një fillesë tipike e Silicon Valley, “Nextdoor”, që fillimisht ishte më tepër një vend – gjetjeje on line për lagjen- për shembull mund të kërkohej një dado apo dyqanet që ishin ende hapur.

Por ngadalë po transformohet në dicka shumë më të madhe, duke marrë rolin që dikur kishte shtypi vendor, një vektor lajmesh vendore, ngjarjesh, diskutimesh dhe tezash.

Gjatë viteve ka marrë disa kritika. Më vështirë – ishte në vitin 2015 – në lidhje me mundësinë që përdoruesit të krijonin ‘profile racore’ të lagjeve, të cilat do të kishin çuar në akte të vërteta racizmi.

Nuk munguan polemikat rreth vendndodhjes së njerëzve të pastrehë, veçanërisht në lagjet ‘e pasura’ të metropoleve të mëdha amerikane, deri në ankesat se platforma ishte përdorur për përhapjen e konspiracionit ose për propagandë të grupeve si Qanon dhe formacionet supremaciste.

Ndryshe nga rrjetet e tjera sociale si Facebook dhe Twitter, algoritmi i Nextdoor konsiderohet më pak agresiv.

Nuk ka ‘ndjekës’ por vetëm fqinj me emër dhe mbiemër.

Lajmet e lagjes (përveç në raste të jashtëzakonshme) nuk bëhen kurrë virale, ‘lajmet e mira’ – gjithnjë e më të vështira për t’u gjetur në gazetat vendore dhe lajmet vendore – janë gjithmonë më të lexuara dhe më të shikuarat.

Në vitin e pandemisë për shumë komunitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë një rrjet thelbësor shoqëror.

Pas suksesit në Shtetet e Bashkuara, ai është përhapur në vende të tjera (Hollanda e para, e ndjekur nga Gjermania dhe Franca) dhe që nga viti 2018 “Nextdoor” është gjithashtu i pranishëm në Itali.

Në përgjithësi, ai operon në rreth 268 mijë lagje në të gjithë botën dhe është gati të listohet në bursë me një vlerësim që sot llogaritet 5 miliard dollarë.

Vetëm në Çikago ka 280 mijë përdorues (17 përqind të familjeve të metropoleve), në SH.B.A. ka 34 milion abonentë.

Nëse i krahasojmë ato me qarkullimin ditor të të gjitha gazetave të shtypura në Shtetet e Bashkuara (30 milion kopje), është e lehtë të kuptohet se cili po e fiton sfidën.

Të fundit

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Info Tjera