Samsung do të ofroj një opsion të ri në Galaxy S21
Gjigandi jug korean Samsung pritet të sjellë modelin e Galaxy S21.
Por, ky model do të sjellë një mënyrë të lehtë për hapjen e tij.
Derisa modelet tjera janë të krijuara për të mundësuar hapjen përmes shenjave të gishtave apo edhe vendosjes së fjalëkalimit (paswordit), S21 do të mundësoj që hapja të bëhet përmes zërit.
Kjo do të ndodh duke shfrytëzuar programin Bixby Voice.
Zhbllokimi përmes Bixby Voice me sa duket do të jetë pjesë e One UI 3.1, versioni i ri i programit të Samsung që do të bëjë debutimin e tij në pajisjet S21.