Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/dims.jpg

Samsung prezanton telefonin e ri



Telefonët Fan Edition nga Samsung janë dizajnuar për eliminuar hendekun mes rangut të lartë Galaxy S dhe Note dhe atij të mesëm Galaxy A.

Ndryshe nga dy modelet e fundit të smartfonëve prezantuar në aktivitetet Galaxy Unpacked, i fundit është një me kosto të ulët.

Pas disa javësh spekulime, Galaxy S20 Fan Edition ka mbërritur dhe Samsung ka pritur gjatë për këtë ditë.

S20 Fan Edition është një urë lidhëse mes segmentit të mesëm dhe atij premium të lartë.

Ka të njëjtin çip Snapdragon 865 si flagshipët S20, por vetëm 6GB RAM në vend të 12GB.

Ekrani 6.5-inç AMOLED ka frekuencë rifreskimi prej 120Hz por rezolucioni është i kufizuar në Full HD.

Gjithashtu vjen me 128GB memorie të brendshme por që mund ta shtoni përmes kartave SD deri në 1TB.

Ekrani i S20 Fan Edition vendoset mes S20 dhe S20 Plus për nga madhësia por ka të njëjtën bateri të këtij të fundit prej 4,500 mAh.

Edhe kamera e pasme është ajo që merrni nga një smartfon Samsung prej 1,000 dollarësh.

Fan Edition ka kamër standarde 12-megapiksel me hapje f/1.8, autofokus dual-pixel, stabilizim optik imazhi.

Sensori kryesor shoqërohet nga një me kënd super të gjerë 12-mgepiksel me hapje f/2.2, kamër 8-megapiksel telefoto me zmdhim optik 3x dhe hibrid 30x si dhe një kamër selfie 32-megapiksel.

E gjitha kjo është vendosur në një trup prej polikarbonati në gjashtë ngjyra të ndryshme: Kuqe, portokalli, lejla, gri, blue dhe bardhë. Telefoni do të përfshijë të dy variantet e 5G, nën-6Ghz dhe mmWave 28Ghz me çmime 700 dhe 750 dollarë respektivisht.

Telefonët Fan Edition nga Samsung janë dizajnuar për eliminuar hendekun mes rangut të lartë Galaxy S dhe Note dhe atij të mesëm Galaxy A.

Samsung ka vuajtur kohët e fundit me shitjet dhe etëm modeli Galaxy A51 ka arritur të futet në listën e 10 smartfonëve më të shitur në gjysmën e parë të 2020.

Nga ana tjetër Apple iPhone 11 është shitur në mënyrë të çmendur dhe është smartfoni i vitit. 

Të fundit

iPhone 12 pritet ti zhgënjej blerësit me këtë problem

Të gjithë të pasionuarit e modelit të ri të Apple, iPhone12 nuk do të jenë të kënaqur me një informacion që këtyre ditëve është zbuluar. Ky model nuk pritet të ofroj lidhjen e dy SIM k

Nokia do të vendos rrjetin 4G në hënë

Derisa NASA dëshiron të kthehet në hënë deri në vitin 2024 përmes misionit Artemis, ajo dëshiron që Nokia të krijojë një rrjet komunikimi 4G për komunikim të besueshëm dhe efikas. Për

Samsung sjellë një model të ri të serisë 20

Galaxy S20 Fan Edition i Samsung, ose FE, tani është në dispozicion për t’u blerë në Indi për afërsisht 680 dollarë. Telefoni u zbulua për herë të parë në ngjarjen e Samsung “Unpacke

Me çfarë çmimesh mund të bleni iPhone 12

Apple përmes një organizimi madhështor ka prezantuar telefonin më të ri të mençur – iPhone 12. Pas prezantimit dhe zbardhjes së disa karakteristikave, Apple ka zbuluar edhe çmimet e version

Apple prezanton iPhone 12

Apple ka zbuluar zyrtarisht celularin e ri iPhone 12, gjatë një eventi që është ndjekur live nga miliona shikues në të gjithë botën. Celulari i ri është dizajnuar me cepat e rrumbullakët,

Samsung sjellë telefonin 5G me çmim të lirë

Samsung prezantoi ditën e sotme Galaxy A42 5G, telefoni më i fundit i linjës buxhetor Galaxy A. A42 është telefoni më i lirë aktualisht në treg nga Samsung me teknologjinë 5G dhe do të kusht

Info Tjera