Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/1604062383_Samsung-is-launching-SmartThings-Find-a-service-for-locating-its.jpg

Samsung sjellë aplikacionin SmartThings Find



Samsung Electronics shpalli lançimin e SmartThings Find, një shërbim të ri që ju ndihmon të lokalizoni shpejt dhe me lehtësi pajisjet Galaxy.

Pasi 6 milion përdorues në të gjithë Korenë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A u regjistruan për akses të hershëm të shërbimit, SmartThings Find është gati për një lançim global në pajisjet me sistem Android 8 ose më të ri.

SmartThings Find përdor Teknologjitë Bluetooth me Energji të Ulët (BLE) dhe me brez ultra të gjerë (UWB) për të ndihmuar njerëzit të gjejnë telefonat inteligjentë Galaxy, tabletët, orët inteligjente dhe kufjet.

“Duke shfrytëzuar teknologjinë më të fundit BLE dhe UWB, SmartThings Find do ta bëjë jetën tuaj më pak stresuese kur bëhet fjalë për kërkimin e pajisjeve të humbura Galaxy,” tha Jaeyeon Jung, Zv. President dhe Kreu i Ekipit SmartThings, në Departamentin e Telekomunikacionit në Samsung Electronics.

“Me avantazhin e shtuar të përdorimit të AR⁶ së bashku me hartat dhe tingujt për t’ju drejtuar përsëri tek pajisjet tuaja, SmartThings Find është një zgjidhje e thjeshtë vizuale që do t’ju ndihmojë të lokalizoni lehtësisht pajisjet tuaja të preferuara. Ky është vetëm një shembull i përvojave të reja domethënëse që teknologjia UWB do t’u sjellë njerëzve në të gjithë botën në pajisjet e tyre”.

Gjeni me Lehtësi më Shumë nga Pajisjet Tuaja

Pas përfundimit të një procesi të shpejtë regjistrimi, përdoruesit e SmartThings mund të gjejnë lehtësisht pajisjet e tyre Galaxy — nga telefonat inteligjentë, tabletët dhe orët inteligjente, deri tek secila prej kufjeve individuale.

Nëse ju bie Galaxy Note20 Ultra prapa divanit, apo nuk mund të kujtoni se ku i keni fshehur kufjet Galaxy Buds Live, ose nëse keni lënë orën tuaj Galaxy Watch3 në një vend aq të sigurt sa nuk mund ta gjeni më, shërbimi SmartThings Find do t’ju ndihmojë të mbani më të sigurta pajisjet tuaja Galaxy përmes aplikacionit të lehtë për t’u përdorur, SmartThings.

Jashtë Linje nuk do të Thotë “Jashtë Rrjetit”

Me shërbimin SmartThings Find, ju mund ta lokalizoni lehtësisht pajisjen që ju mungon edhe nëse është jashtë linje.

Kjo për shkak se përdoruesit e SmartThings tani mund të zgjedhin të përdorin në mënyrë të sigurt smartphone ose tabletin e tyre Galaxy për të ndihmuar të tjerët të lokalizojnë pajisjet e tyre të humbura.

Kur një pajisje është jashtë linje për 30 minuta, ajo prodhon një sinjal BLE që mund të njihet nga pajisjet e tjera.

Nëse e raportoni pajisjen tuaj si të humbur përmes SmartThings Find, çdo smartphone ose tabletë Galaxy afër që po ndihmon në gjetjen e pajisjes së humbur mund njoftojë serverin e Samsung për vendndodhjen e tij, i cili nga ana tjetër do t’ju njoftojë.

Të gjithë të dhënat e përdoruesve të SmartThings Find janë të koduara dhe të mbrojtura në mënyrë të sigurt, duke siguruar që vendndodhja e pajisjes të mos zbulohet nga askush përveç pronarit të tij.

Gjeni Galaxy-në Tuaj më Shpejt me Udhëzime më të Hollësishme

Lokalizimi i pajisjes suaj të humbur është më i lehtë se kurrë me udhëzimet e integruara të hartës dhe aftësinë për t’i “rënë ziles” së pajisjes së humbur, për ta gjetur atë më shpejt.

Kur humbisni një pajisje, thjesht mund të hapni SmartThings Find në telefonin tuaj inteligjent ose tablet dhe zgjidhni pajisjen që dëshironi të lokalizoni.

Telefoni juaj do t’ju tregojë vendndodhjen e saktë të pajisjes tuaj në një hartë.

Kur të jeni afër pajisjes suaj, mund të zgjidhni që pajisja juaj të “bjerë” ose ta lokalizoni atë duke përdorur funksionin “Kërko Pranë” të bazuar në AR, i cili shfaq grafikë me ngjyra që rriten në intensitet kur jeni duke iu afruar pajisjes tuaj.

Disponueshmëria

Duke filluar nga sot, një azhornim i ri i softuerit për aplikacionin SmartThings do të lëshohet për smartphone-t Galaxy dhe tabletat që përdorin Android 8 ose më të rinj, në të gjithë botën.

Pas kësaj, përdoruesit mund të kenë qasje në shërbimin SmartThings Find duke prekur banerin në fund të ekranit në Aplikacionin SmartThings.

Përveç kësaj, nga fillimi i vitit të ardhshëm, Samsung do t’i zgjerojë më tej këto aftësi në gjurmimin e etiketave, të cilat do të ndihmojnë përdoruesit të lokalizojnë artikujt e tyre të preferuar, jo vetëm për pajisjet Galaxy, por edhe për të tjerët gjithashtu.

“Ne jemi të emocionuar që gjithashtu po punojmë ngushtë me kompanitë lider në hapësirën e gjetjeve të artikujve, që ta shtrijmë më gjerë këtë përvojë dhe t’ju mundësojmë të gjeni më shumë nga gjërat që ju interesojnë më shumë”, tha Jaeyeon Jung.

Të fundit

Pse duhet të ndaloni së përdoruri Messenger-in e Facebook-ut?

Nëse jeni një nga 1.3 miliardë përdoruesit e këtij aplikacioni, paralajmëron media e Amerikës së Veriut, një problem i ri dhe serioz mund t’ju bindë ta braktisni atë. “Të gjithë e dim

Gabimisht hodhi në mbeturina hard-diskun që ruante bitcoin në vlerë prej 280 milionë dollarëve

Një britanik i cili rastësisht ka hedhur hard diskun brenda të cilit kishte bitcoin, sërish i ka bërë thirrje autoriteteve lokale që ta lejojnë ta kërkojë në lokacionin e një deponie. Jame

Si ta pastroni tastierën e kompjuterit?

Është stina e vitit kur viruset përhapen dhe kur përpiqemi të mbroheni nga të gjitha bakteret e mundshme, pra mbase mu tash është koha e duhur që ta pastroni tastierën tuaj. Tingëllon e pab

Pritet dalja në shitje e një iPhone të ri për ata që kanë pak para

Apple mund të hedhë së shpejti në treg një iPhone të lirë dhe të vogël të ndërtuar posaçërisht për fansat me buxhet të ulët. Versioni i këtij viti i iPhone SE mund të dalë pas disa

Vjen modeli i ri i Surface Pro

Microsoft përditësoi linjën Surface Pro me një model Surface Pro 7 Plus i cili do të shitet vetëm për bizneset dhe shkollat. Ndërsa dizajni dhe ekrani janë të njëjtët me Surface Pro 7, Mic

Valë e regjistrimeve në ‘Signal’, pasi Elon Musk kërkoi që ndjekësit “të largohen nga WhatsApp”

WhatsApp, aplikacioni i mesazheve të koduara që shet veten si një shërbim i përqendruar në privatësi po ndryshon kushtet e tij të shërbimit dhe po i detyron përdoruesit të ndajnë të dhën

Info Tjera