Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/auto_Latest-Samsung-Galaxy-Fold-2-5G-leak-details-cameras-reveals-possible-price1589441058.jpg

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme



Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti.

Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në masë të pajisjeve.

Kjo do t’i jepte gjigantit teknologjik mjaftueshëm kohë për prodhim dhe përgatitje të shitjes në botë, në kohën kur pajisja të dalë në shitje.

Kompania nga Koreja Jugore raportohet se ka nisur prodhimin e të gjithë përbërësve të rëndësishëm të pajisjes Galaxy Z Fold 3.

Raportohet po ashtu se do të ketë prodhim vetëm sa një e treta në krahasim me telefonat e serisë Galaxy S.

Kjo për shkak të çmimit të lartë të pajisjeve të palosshme.

Kompania megjithatë pret që të shesë më shumë Galaxy Z Fold 3 se Galaxy Z Fold 2 nga viti i shkuar.

Sipas një raportimi të mëhershëm, Samsungu synon shitjen e tre milionë njësive të Galaxy Z Fold 3 dhe katër milionë të Galaxy Z Flip 3.

Prodhimi në masë i Galaxy Z Flip 3 raportohet se s’ka nisur ende.

Galaxy Z Fold 3 pritet të ketë ekran 6.2-inç apo 7.5 në versionin e gjerë.

Do të ketë procesorin Snapdragon 888 me 12/16 RAM apo 256 dhe 512 gigabajt hapësirë të brendshme.

Sistemi i tij operativ do të jetë Android 11.

Kamera do të jetë 10 megapikselë në versionin për selfie, një tjetër 16MP po ashtu për selfie e një kamerë kryesore me tre lente.

Të fundit

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Microsoft po përpiqet në çdo mënyrë të “shtyjë” Edge

Beteja midis Google Chrome dhe Microsoft Edge vazhdon – Microsoft tani po ju ofron para për të përdorur Edge. Internet Explorer ka hyrë në histori dhe është zëvendësuar nga Microsoft Edge,

Ndryshimet që pritet t’i ketë Outlook

Microsofti do të dërgojë përditësimin më të madh në Outlook prej një dekade dhe është padyshim ndryshimi më drastik i Outlook për Windows që prej debutimit më 1997. Ndryshimet përqendr

MacBook Pro vjen në muajin e ardhshëm

Apple kohët e fundit njoftoi se ngjarja e saj kryesore WWDC 2021 do të zhvillohet më 7 qershor dhe tani duket sikur MacBook Pro i ri me një procesor të ri nga Apple Silicon do të lansohet në WW

Snapchat vazhdon të rritet

Ngadalë, por me siguri, rrjeti social Snapchat vazhdon të rritet: ai njoftoi se ka arritur 500 milionë përdorues në muaj, veçanërisht në sajë të një miratimi masiv të aplikacionit në Indi

Info Tjera