Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/Youtube-1-scaled.jpg

SHBA: 100 milionë njerëz shikojnë YouTube-n nga televizori



Të gjithë e dijmë se platforma globale e videove YouTube është rritur shumë nga pajisjet mobile. Mirëpo, me sa duket tani shikimi i videove në YouTube po zhvendoset ngadalë nga telefonat mobil në ekranet më të mëdha mëdha.

Kompania së fundmi ka deklaruar se ka parë “ndryshime dramatike në shprehitë e shfletimit të përmbajtjes”, dhe tani mbi 100 milionë njerëz shikojnë YouTube ose YouTube TV në televizion çdo muaj. Këto statistika janë vetëm për në Shtetet e Bashkuara.

 

Koha e rishikimit të përmbajtjes televizive është rritur gjithashtu, me 80 përqind gjatë vitit të kaluar. Rishikimi i përmbajtjes së drejtpërdrejtë u rrit me 250 përqind gjatë muajit mars, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Foto kredit: youtube

YouTube publikoi statistikat si pjesë e prezantimit të saj NewFronts, gjatë së cilës u njoftuan gjithashtu disa shfaqje dhe seri të reja të cilat do të vijnë në platformë.

Google është përpjekur të transferojë YouTube nga telefoni në ekranet e mëdha për ca kohë, dhe duket se këto përpjekje tani janë shpërblyer.

Ndryshimi ndoshta është përshpejtuar nga pandemia e tanishme COVID-19, pasi shumë përdorues janë në shtëpitë e tyre me më shumë kohë për të kaluar para TV-ve të tyre.

Të fundit

NASA ofron 35,000 dollarë për krijimin e tualetit që funksionon në Hënë

NASA ka ofruar 35,000 dollarë për krijimin e një tualeti që mund të përdoret në Hënë, si pjesë e planit të saj ambicioz të rikthimit të astronautëve në Hënë deri në vitin 2024, Dizaj

Coca-Cola ndalon të gjitha reklamat në Facebook

Pasuria neto e Zuckerberg është në rënie me 7.21 miliardë dollarë që nga e shtuna, ndërsa çmimi i aksionit në Facebook ra më shumë se 8%, pasi shumë kompani kanë filluar ta bojkotojnë F

Info Tjera