Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/Facebook.jpg

Si mund të fitoni para me Soundbites përmes Facebook



Gjigandi i teknologjisë Facebook ka njoftuar se shumë shpejt për përdoruesit do të jenë gati disa ndryshime në aplikacion.

Në muajt e ardhshëm pritet që të publikohen ndryshimet e Facebook, të cilat do të shtojnë mundësitë për dërgimin e materialeve audio.

Sipas BBC, këto ndryshime do të përfshijnë dhomat të drejtpërdrejta audio, që janë të ngjashme me versionin që ka aplikacioni Clubhouse që lejon përdoruesit të marrin dhe të dërgojnë biseda të drejtpërdrejta me njëri-tjetrin.

Këto ndryshime vijnë në një kohë kur shërbimi audio është një ndër me të kërkuarit nga përdoruesit dhe u bë më popullor gjatë pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Facebook gjithashtu do të publikojë një shërbim të ri Soundbites, ku përdoruesit mund të krijojnë dhe ndajnë materiale të shkurtra audio me njëri-tjetrin.

Përdoruesit po ashtu do të kenë mundësi të fitojnë para me shërbimet e reja si më Soundbites dhe me dhomat e drejtpërdrejta të audios.

Por kjo nuk është ende e qartë nëse do të jetë në dispozicion për këdo apo e rezervuar vetëm për ata që kanë shumë ndjekës.

Po ashtu bëhet me dije se Facebook gjithashtu do t’u lejojë përdoruesve të dëgjojnë podcast direkt nga aplikacioni pa qenë nevoja që të shkohet në faqe të tjera në internet.

Zuckerberg dhe Facebook janë akuzuar për sjellje anti-konkurruese nga Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA (FTC).

Vitin e kaluar, Zuckerberg pranoi se kishte kopjuar rivalët, duke thënë se Facebook “me siguri ka përshtatur karakteristikat që kanë krijuar të tjerët”.

Instagram Reels, i lëshuar vitin e kaluar, duket i ngjashëm me TikTok.

Instagram Stories, i lëshuar në 2016, u kritikua si një kopje e Snapchat.

Kritikët argumentojnë se “huazimi” i Big Tech i ideve nga ndërmarrjet më të vogla mund të pengojë konkurrencën.

Të fundit

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Info Tjera