Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/internet.jpg

Si po ndikon interneti në jetën tonë



Jetojmë në epokën e internetit dhe shumëkush e di që teknologjia tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë.

Jemi gjithë kohës në kontakt me pajisjet tona elektronike, telefonët, smartphone-t, ipad-et, latopët e gjithëçka na jep informacion pa kufi.

Por, kur shohim kaq shumë njerëz të shpërqëndruar, të mbërthyer pas telefonit si të ishte më e shenjta gjë që kemi në jetë, shpesh na lind pyetja: Pse gjithë kjo varësi ndaj telefonit?

Si po i shërben teknologjia njeriut?

Cilat janë impaktet negative dhe pozitive të saj?Për të marrë këto përgjigje nuk ka nevojë të jesh një ekspert i teknologjisë, pasi përgjigjet i kemi rreth vetes në çdo moment.

Teksa telefoni u shpik për të zvogëluar distancat mes njerëzve, ai vuri një mur të madh mes atyre që janë në të njëjtën dhomë.

Të zhytur në botën e internetit e të lajmeve pafund që servir ai, harrojmë që mbi të gjitha jemi njerëz, e kemi përreth njerëz që na duan e që kanë nevojë për vëmendjen tonë.

Por, kjo nuk vlen vetëm për adoleshentët, pasi shpesh hasim tema të ndryshme: “Ndikimi negativ i tenologjisë tek adoleshentët”.

Sot kushdo e gjen veten në botën e internetit, pasi kjo botë kaq gjigande ka hapësirë për të gjithë.

Nëse teknologjia dhe interneti na kanë lehtësuar jetën, në një farë mënyrë edhe na e kanë vështirësuar atë.

Është shtuar informacioni, por është rritur dembelizmi.

Sot shumë pak të rinj i has në ambientet e bibliotekave, të gjithë ushqehen me “ushqimin” e gatshëm që servir interneti.

Një drekë, darkë me familjen apo shoqërinë shpesh nuk shijohet ashtu siç duhet.

Fokusi është “të bëjmë foto të bukura dhe të shpërndajmë në rrjetet sociale” dhe zinxhiri vazhdon duke u fokusuar tek “like” që do të marrë kjo foto.

Një problem që po bëhet edhe më shqetësues është edhe shtrembërimi i gjuhës.

Përdoren shkurtime në vend të fjalëve: flm për faleminderit, klm për kalofsh mirë e shumë të tjera të tilla, krahas shprehive me emojy.

Të prekur nga “virusi teknologji dhe internet” janë edhe fëmijët.

Një pikëyetje e madhe që ngre tek prindërit teknologjia, lidhet me sigurinë dhe kontrollin e informacionit.

Duke lundruar në median sociale fëmijët mund të ndeshen me faqe interneti të pahijshme, të dëmshme që mund të ndikojnë në procesin e tyre të të menduarit.

Varësia mund të manifestojë në vetvete një sërë simptomash, që mund të ndikojnë në shëndetin fizik të fëmijëve.

Por, përtej asaj që e konsiderojmë negative, interneti dhe teknologjia kanë edhe benifitet e tyre:

Lehtësojnë zhvillimin e ekspertizës teknike dhe të kuptuarit praktik të teknologjisë nga fëmijët.

Ndihmon të mbajnë kontakte me të afërmit dhe miqtë.

Ndikojnë në zhvillimin e prespektivave për çështje të ndryshme ofrojnë mundësinë e
shkëmbimit të ideve.

Motivon fëmijët të bëhen e pjesë e diskutimeve të ndryshme dhe inkurajon lirinë e të shprehurit.

Teknologjia ka arritur përmasa dhe dimensione të pallogaritshme, duke u futur në çdo pjesë të jetës sonë.

Të fundit

YouTube do testoj rivalin e TikTok

YouTube ka njoftuar se do të testojë një version beta në Indi për të rivalizuar aplikacionin popullor të videove TikTok. Platforma e re e quajtur YouTube Shorts, do të kufizojë videot në 15

Qendra e të dhënave nënujore e Microsoft nxirret nga uji pas dy vjetësh

Dy vjet më parë, Microsoft fundosi një qendër të dhënash në brigjet e Orkney (Mbretëria e Bashkuar) në një eksperiment të egër. Kjo qendër e të dhënave tani është marrë nga fundi i o

Facebook vjen me një risi

Facebook ka bërë të ditur se do të lansojë syzet e mençura vitin e ardhshëm, të cilat mund të lidhen edhe me telefonat e mençur si pjesë e një aleance me titanin e syzeve EssilorLuxottica.

Njihuni me modelin e ri të GoPro

GoPro ka sjellë modeling e ri të kamerës me rezolucion të lartë. Bëhet fjalë modeling GoPro Hero 9, një kamerë të re që ka një bateri më të madhe, trup dhe rezolucion shumë më të lart

Apple sjellë versionin iOS 14

Apple pritet që gjatë ditës së sotme të lëshoj versionin e ri iOS 14. Programi pritet të jetë i disponueshëm nga iPhone 6s dhe në më lart. Përditësimi i ri do të sjell një listë të ma

Arma e pabesueshme e Donald Trumpit

Një testatë bërthamore e re dhe e panjohur, raketë hipersonike “super duper” apo misteriozi hapësiroplan X-37B? Ja se çfarë mund të jetë “arma e pabesueshme” për të cilën Donald Tr

Info Tjera