Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/facebooku.jpg

Si të fshini përgjithmonë llogarinë në Facebook



Aktualisht janë rreth 2.8 miliardë përdorues në Facebook, por kritikat ndaj faqes më të madhe sociale në botë vijojnë.

Qëkur nisi në 2004-n, Facebook është akuzuar për keqpërdorim të të dhënave dhe kontribuim në keqinformim.

Për ata që nuk dëshirojnë të vijojnë të jenë pjesë e Facebook, për arsye nga më të ndryshme, ekziston një mënyrë e thjeshtë për të çaktivizuar llogarinë, ashtu sikurse edhe për ta fshirë atë tërësisht.

Fshirja e një llogarie në Facebook do ta zhdukë atë totalisht nga website, ndërsa çaktivizimi do ta bëjë llogarinë të pa aksesueshme nga personat e tjetë në platformë, por çdo informacioni i mbledhur do të vijojë të qëndrojnë në dorë të kompanisë.

Teksa fshirja e llogarisë nuk është menjëherë e përhershme, Facebook u jep mundësinë përdorusve të saj që ta rishikojnë këtë vendim pas 90 ditësh.

Një moment që ky afat përfundon, do të jetë e pamundur për t’u kthyer mbrapsht.

Si të shkarkoni të dhënat personale
Përpara se të fshini llogarinë në Facebook, duhet të shkarkoni të gjitha informacionet personale që website ka mbledhur rreth jush.

Ndër to mund të përfshihen fotografitë, mesazhet arkivë, postime etj.

Për ta bërë këtë mjafton të shkoni tek “Settings & privacy”.

Zgjidhni “Settings” dhe më pas “Your Facebook information”.

Këtu mund të shihni ose të shkarkoni të dhënat tuaja, duke vendosur një gamë të caktuar date, ose duke zgjedhur nëse doni të jetë HTML ose JSON.

Gjithashtu, keni mundësinë që të zgjidhni të dhënat që dëshironi të shkarkoni, duke përjashtuar për shembull pëlqimet, reagimet apo historitë që nuk dëshironi t’i shkarkoni.

Një moment që keni bërë të gjitha këto procedura shtypni butonin blu “create file”.

Kur të dhënat tuaja do të jenë gati Facebook do t’ju nisë një email.

Si të çaktivizoni llogarinë në Facebook
Çaktivizimi i një llogarie mund të bëhet nëpërmjet të njëjtave hapa.

Shkoni sërish tek “Settings & privacy”. Më pas tek Settings dhe “Your Facebook information”.

Tek ky buton do të gjeni një tjetër ku thuhet “Deactivating or deleting your Facebook account”.

Shtypja e këtij të fundit do t’ju japë opsionin për të rishikuar vendimin dhe për çaktivizuar llogarinë.

“Llogaria do të çaktivizohet dhe emri e fotot do të hiqen nga pjesa më e madhe e gjërave që keni postuar. Nuk do të keni më mundësinë që të aksesoni produktet Oculus apo informacionet tuaja Oculus. Do të jeni në gjendje të vazhdoni të përdorni Messenger”, këshillon Facebook.

Ky opsion është i përkohshëm dhe ju do të jeni në gjendje që ta ktheni mbrapsht llogarinë nëse dëshironi.

Si të fshini përgjithmonë llogarinë në Facebook
Fshirja e një llogarie në Facebok gjendet sërish në të njëjtin seksion.

“Pas fshirjes së llogarisë në Facebook nuk do të jeni më në gjendje që të merrni të dhënat apo informacionet që keni shpërndarë në Facebook. Messenger-i dhe të gjitha mesazhet tuaja do të fshihen gjithashtu”, thuhet në website e Facebook.

Të fundit

Mësohet data e lansimit të modelit të ri të Samsung

Gjigandi i prodhimi të smartfonëve Samsung pritet që gjatë këtij muaji të sjellë modelin e ri Galaxy M42 5G. Sipas Amazon.in, ky smartfon do të prezantohet më 28 prill përmes faqes së inter

Nis punën roboti që ua sjellë ushqimin në shtëpi

Prania e Covid-19 po ndryshon dhe mënyrën e dërgesave të ushqimeve. Në Punggol, Singapor, disa banorë së shpejti do të mund të marrin ushqimet direkt e në shtëpinë e tyre, me anë të një

Apple sjell ndryshime të mëdha te kamera e iPhonet të ri

Seria e iPhonëve e vitit 2022 do të përjetojë ndryshime të mëdha në sistemin e kamerës, sipas analistit të njohur Ming-chi Kuo në një letër drejtuar investitorëve, raportojnë mediumet

Twitter kishte plane për blerjen e Clubhouse për 4 miliardë dollarë

Twitter zhvilloi bisedime me Clubhouse rreth një blerje të mundshme të platformës dhe rrjetit social për audio, me një vlerë të një marrëveshje diku rreth 4 miliardë dollarë, thuhet sipas

Bëhuni gati për një Windows të ri

Një prej insajderëve më të shquar të Microsoft la të kuptohej ditën e Marte për një cicërime në rrjetin social Twitter se një version i ri i Windows po vjen. Megjithatë përveç një kome

Ofertë 20 miliardë dollarëshe për blerjen e gjigantit japonez

Konglomerati japonez, Toshiba, ka marrë një ofertë blerjeje nga një fond privat britanik nga një marrëveshje që mund të vlejë rreth 20 miliardë dollarë apo 14.5 miliardë funte. Aksionit e

Info Tjera