Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/received_2721099524827814.jpeg

Si të mbroni llogaritë tuaja bankare nëpërmjet internetit



Privatësia në internet është diçka e ndërlikuar dhe ndonjëherë edhe tepër konfuze.

Disa nga ju mund të besojnë se janë të mbrojtur kur lundrojnë në internet por në fakt kjo nuk është gjithmonë kështu.

Pirateria online është zhvilluar shumë kohët e fundit kështu që duhet të keni kujdes me procedurat online sidomos nëse jeni me wi-fi publik.

Hidhini një sy këshillave të mëposhtme në mënyrë që të jeni të mbrojtur gjithnjë nga ndonjë sulm i mundshëm kibernetik.

Mbani të dhënat tuaja personale private
Mos u përgjigjni kërkesave për të dhënat tuaja private në internet ose nëpërmjet telefonit nëse nuk burimi nuk është i verifikuar.

Bankat, shërbimet e kartave të kreditit mund të kenë nevojë për informacionet personale, por mos harroni që të jeni prezent në rifreskimin e të dhënave.

Një nga mashtrimet më të zakonshme të internetit vjen në formën e një kredie bankare të garantuar ose ofertës së kartës së kreditit.

Kur një faqe interneti ose emaili ju pyet për numrin tuaj të sigurimeve shoqërore duhet të keni kujdes, përpiquni që të verifikoni faqen për vërtetësinë e saj qoftë edhe nëpërmjet një kërkimi në Google.

Përditësoni shpesh pajisjet tuaja
Pavarësisht nga pajisja që po përdorni nevoja për përditësime të shpeshta është gjithmonë.

Mos injoroni ato përditësime të cilat në dukje janë të bezdisshme në ekranin e kompjuterit tuaj. Sapo të jenë gati të instalohen, instalojini ato.

Përditësimet janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e sigurisë së pajisjeve tuaja.

Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim dy herë
Fjalëkalimet janë një çështje delikate.

Mund të jetë vërtet joshëse për të përdorur të njëjtin fjalëkalim kur krijoni llogari të ndryshme, por kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Nëse një haker zbulon detajet e fjalëkalimit tuaj, ata do të jenë në gjendje të marrin të dhënat tuaja personale nga një shumëllojshmëri burimesh.

Monitoroni financat tuaja
Regjistrohu për njoftime që do të dërgohen në telefonin tuaj edhe kur ju bëni një transaksion me kartën tuaj të kreditit ose debitit.

Në këtë mënyrë, ju mund të mbani një sy hapur për veprimtarit e paautorizuar.

Ju gjithashtu mund të regjistroheni në shërbimet e monitorimit të kreditit për të ndihmuar në mbrojtjen e mëtejshme ndaj vjedhjes së identitetit.

Qëndro privat në mediat sociale
Mbajeni aktivitetin e mediave sociale sa më private.

Kontrolloni llogarit si Instagram, Facebook për t’u siguruar që vetëm shokët tuaj shikojnë atë që ju shpërndani.

Nuk është e pazakontë që njerëzit të vjedhin fotot dhe të krijojnë llogari.

Jini kreativ kur vjen puna te pyetjet e sigurisë
Pyetjet e sigurisë nuk janë aq të sigurta sa mund të duken.

Pyetjet e zakonshme përfshijnë emrin e kafshës suaj, qytetin ku keni lindur, ose emrin e vajzërisë së nënës tuaj dhe shpesh përgjigjet e këtyre pyetjeve gjenden lehtësisht duke shikuar në ndonjë nga profilet e mediave tuaja sociale.

Për të mos u hakuar, mund të përdorni emra të tjerë.

Natyrisht, sigurohuni që përgjigjet t’i mbani mend më vonë, ose përndryshe nuk do të jeni në gjendje të riktheni llogarinë tuaj nëse është hakuar.

Mbani një sy hapur tek WI-FI
Është e rëndësishme mbrojtja në internet. Mos e ndani fjalëkalimin tuaj Wi-Fi me askënd, përveç familjes dhe miqve.

Nëse po përdorni Wi-Fi publik, kushtojini vëmendje asaj se çfarë informacioni po dërgoni dhe merrni duke qenë se nuk mund të jetë një lidhje e sigurt.

Fshini të dhënat tuaja personale për mbrojtjen e pajisjeve tuaja
Para se të kaloni në një pajisje të re celulare, tabletë ose kompjuter, sigurohuni që të fshini të gjitha të dhënat personale nga ajo e vjetër.

Nëse nuk identifikohesh nga llogaritë e tua të mediave sociale ose llogaria e postës elektronike, duhet të keni kujdes pasi mund të hakohen shumë shpejt.

Mos fshirja e të dhënave tuaja personale si fotot, videot dhe listat e kontakteve mund të jenë të rrezikshme.

Të fundit

E pabesueshme sasia e energjisë elektrike që nevojitet për të prodhuar Bitcoin

Nxjerrja e Bitcoin në të gjithë botën konsumon një sasi të energjisë elektrike të barabartë me nevojat e të gjithë Argjentinës. Të dhënat u komunikuan disa ditë më parë nga një ekip

15 telefonat me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë

Ueb faqja e njohur për teknologji Tom’s Guide ka publikuar një listë të telefonave me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë. Jetëgjatësia e baterisë është gjithnjë në fokusin e shu

Njihuni me telefonët e fundit që do ti sjellë Xiaomi

Xiaomi ka zbuluar zyrtarisht specifikimet e pajisjeve Redmi Note 10, të cilat i ka dizajnuar të jenë ndër smartphonet më të përparuar të këtij viti. Ndër modelet më të spikatura të këtyr

Instagram publikon një risi interesante

Ky është një funksion i quajtur “Dhoma të Drejtpërdrejta” dhe lejon deri në katër pjesëmarrës në një “thirrje video të drejtpërdrejtë”, në vend të dy paraardhësve. Sipas rapor

Detaje të reja për iPhone 13

Linja e re e Apple duhet të mbërrijë në katër modele, me nivel më të vogël dhe ekran 120 Hz. iPhone 13 mund të vjen në treg me një bateri më të madhe, për kënaqësinë e konsumatorëve.

Bill Gates tregon arsyen pse përdor një telefon Android para iPhone

Bill Gates zbuloi se ai ende preferon të përdorë një telefon Android para atij iPhone. Gjatë një interviste të fundit në aplikacionin “Clubhouse”, ai shpjegoi se prodhuesit e Android janë

Info Tjera