Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/amazon_pako-780x439-1.jpg

Teknologjia e re që mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën e blerjes



Teknologjia e re Amazon, e prezantuar në dy dyqane Amazon Go këtë javë, i lejon blerësit të paguajnë duke vendosur dorën mbi një skaner.

Sistemi, i quajtur Amazon One , mund të paralajmërojë një mënyrë të re për tu identifikuar dhe për të paguar për gjëra, që mund të ndryshojnë mënyrën e blerjeve, hyrjen në koncerte, përdorimin e transportit publik dhe shumë gjëra të tjera.

Ndoshta keni përdorur një skaner për gjurmët e gishtërinjve ose njohjen e fytyrës për shkyçje të menjëhershme të telefonit.

Ju tashmë e dini që zëri juaj dhe retinat tuaja mund të përdoren për t’ju identifikuar pozitivisht dhe për t’ju dhënë akses në pajisjet tuaja të ndryshme, dhe ndoshta për të siguruar qeveritë ose godinat e bizneseve.

Teknologjia e re e Amazon e quajtur Amazon One e çon biometrikën një hap më tej duke lejuar blerësit të paguajnë për blerjet me një skanim të thjeshtë të pëllëmbës.

Për të shmangur shqetësimet e privatësisë, kompania thotë se i kripton të dhënat biometrike para se t’i ruajë ato në cloud, dhe se të ato do të fshihen me kërkesën e klientit.

Një ekzekutiv i Amazon i tha GeekWire se kompania kishte zgjedhur qëllimisht pëllëmbën e përdoruesve si një identifikues biometrik sepse njerëzit nuk mund tw identifikohen nga pëllëmbët e tyre ashtu siç mund të identifikohen nga fytyrat e tyre.

(Amazon është përballur me polemika rreth teknologjisë se skanimit të fytyrës për qëllime ligjzbatuese dhe e ka pezulluar përdorimin e tillë për një vit.)

Një përfitim tjetër është që përdoruesi duhet të zgjedhë të vendosë dorën e tij mbi skanerin, që do të thotë që përdoruesit nuk mund të skanohen pa dijeninë ose pëlqimin e tyre.

Blerje në 15 sekonda?

Todd Bishop i GeekWire provoi Amazon One në dyqanet Amazon Go të Seattle dhe zbuloi se përvoja e tij e blerjeve ishte tepër e shpejtë.

Siç premtoi kompania, u desh më pak se një minutë për të vendosur skanimin e pëllëmbës së tij në një kioskë të vogël, duke e lidhur atë me kartën e tij të kreditit dhe numrin e telefonit.

Dyqanet Amazon Go nuk kanë regjistra parash, kështu që nuk ka vend për të pritur në radhë.

Pa patur nevojë për të nxjerrë telefonin (kjo është mënyra se si blerësit tradicionalisht fitojnë qasje në dyqanet Amazon Go dhe pastaj paguajnë për blerjet e tyre), nuk kishte asgjë për të ngadalësuar atë; e gjitha çfarë duhej të bënte ishte të vinte dorën mbi një skaner për të paguar pijen e tij.

“E gjithë proceduara zgjati  më pak se një minutë,” shkruan ai.

Të paguash me pëllëmbën tuaj mund të mos duket si një punë kaq e madhe, por është e lehtë të shohësh potencialin e ardhshëm të kësaj teknologjie, të cilën Amazon tashmë po u ofron kompanive të tjera.

Imagjinoni lehtësinë, duke përdorur pëllëmbën tuaj për të hipur në një aeroplan, për të hyrë në një mbrëmje, për të paguar ushqimet ose për tu identifikuar në vendin tuaj të punës.

Amazon Go është vetë një dyqan provë-i-konceptit – sapo të skanoni veten, merrni gjithçka që dëshironi dhe dilni jashtë dhe sistemi ju tarifon automatikisht.

Amazon gjithashtu e ka ofruar kwtë teknologji për kompani të tjera.

Përdorimi i përhapur i teknologjisë Amazon Go do të jetë sfidues, megjithëse përbehet nga një numër i madh kamerash dhe sensorësh që mbikëqyrin çdo blerës dhe çdo send ndërsa zhvendoset nga rafti ose vendoset përsëri atje.

Amazon One, i cili kërkon vetëm një pajisje skanimi, do të ishte shumë më e lehtë për t’u vendosur.

Kjo do të thotë që ju mund ta gjeni veten duke paguar për gjërat me pëllëmbën tuaj më shpejt sesa mund të mendoni.

Të fundit

Cila markë e telefonëve është më e besueshme, lista do ju befasoj

Kompania Counterpoint ka bërë një “listë besimi”, e cila rendit të gjithë prodhuesit e celularëve Android. Ato renditen bazuar në katër kritere – softueri, siguria, cilësia e

Tinder lëshon aplikacionin me video

Tinder ka lansuar opsionin e ri “Face to Face”, përmes së cilit mund të bisedoni me kamerë. Që prej sot, njerëzit do mund të kenë “takime” përmes videos, pasi që rrethanat tani janë

Samsung Galaxy S21 – telefon me performancë më të mirë

Nëse thashethemet duhet të besohen, Samsung Galaxy S21 (i njohur edhe si Galaxy S30) mund të jetë me ne që në Janar, kështu që mbase nuk është për t’u habitur që rrjedhjet vazhdojnë të

Instagram u mundëson krijuesve një mënyrë të re për të bërë para

Krijuesit e Instagram tani kanë më shumë mënyra për të bërë para. Përmes platformës tani influencerët mund të shesin simbole gjatë transmetimeve live, një testim i cili po zgjerohet edhe

iPhone 12 pritet ti zhgënjej blerësit me këtë problem

Të gjithë të pasionuarit e modelit të ri të Apple, iPhone12 nuk do të jenë të kënaqur me një informacion që këtyre ditëve është zbuluar. Ky model nuk pritet të ofroj lidhjen e dy SIM k

Nokia do të vendos rrjetin 4G në hënë

Derisa NASA dëshiron të kthehet në hënë deri në vitin 2024 përmes misionit Artemis, ajo dëshiron që Nokia të krijojë një rrjet komunikimi 4G për komunikim të besueshëm dhe efikas. Për

Info Tjera