Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/8733985135_e540b657cf_b.jpg

Teleskopi Evropian fotografon një sistemi tjetër diellor



Observatori Evropian Jugor (OEJ) publikoi të mërkurën imazhin e parë të kapur ndonjëherë nga një teleskop, i disa planetëve që rrotullohen rreth një ylli të ngjashëm me diellin.

Në një deklaratë, OEJ tha se imazhi është fotografuar nga teleskopi i tij jashtëzakonisht i madh në shkretëtirën Atakama të Kilit.

Studiuesit që zbuluan sistemin diellor thanë se ai është 300 vite drite larg, relativisht afër me standardet galaktike.

Ata thanë se ylli kishte emërtimin TYC 8998-760-1 dhe ndodhej në yjësinë Musca.

Otherworldly Snapshot

Studiuesit kanë përcaktuar se sistemi është 17 milionë vjeçar, relativisht i ri krahasuar me sistemin tonë diellor, i cili besohet të jetë 4.5 miliardë vjeçar.

Hulumtimi u botua të martën në revistën Astrophysical Journal Letters.

Studiuesi kryesor Alexander Bohn, tha se ajo që e bën zbulimin kaq emocionues është fakti se ylli është “një version shumë i ri i diellit tonë.

Ai tha se zbulimi jep “panoramën e një ambienti që është shumë i ngjashëm me sistemin tonë diellor, por në një fazë shumë më të hershme të evolucionit të tij.

Bohn tha që vëzhgimet mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë evolucionin e sistemit tonë diellor.

Marrja e imazheve të drejtpërdrejta, tha ai, ofron mundësinë më të mirë për të zbuluar jetën jashtë sistemit tonë diellor, nëse ajo ekziston.

Ai tha se duke vëzhguar dritën nga vetë planetet, “mund të analizohen atmosferat për ekzistencën e molekulave dhe elementëve që mund të sugjerojnë se ka jetë”.

Astronomët zakonisht konfirmojnë botë rreth yjeve të tjerë duke vëzhguar zbehjen e shkurtër por periodike të dritës së yllit, që tregon ekzistencën e planeve në orbitën e tij.

Vëzhgime të tilla indirekte kanë identifikuar mijëra planetë në galaktikën tonë Rruga e Qumështit.

OEJ konsiderohet obzervatori më produktiv astronomik në botë.

Ai mbështetet nga një konsorcium i vendeve evropiane dhe Kili, si dhe vende të tjera anëtare.

Të fundit

Samsung prezanton telefonin e ri

Telefonët Fan Edition nga Samsung janë dizajnuar për eliminuar hendekun mes rangut të lartë Galaxy S dhe Note dhe atij të mesëm Galaxy A. Ndryshe nga dy modelet e fundit të smartfonëve prezan

Facebook paralajmëron mbylljen në Evropë

Facebook thotë se mund të ndalojë përdorimin e aplikacionit Facebook dhe Instagam në Evropë falë rregullave të reja të privatësisë, të cilat ndikojnë mënyrën sesi rrjeti social transfer

Sony jep lajmin e hidhur për PlayStation 5

Sony ka konfirmuar se PlayStation 5 nuk do të mbështesë lojërat e PS4, PS3, PS2 ose të gjeneratës së parë, përkundër se është spekuluar se do ndodh një gjë e tillë. Entuziastët e lojë

Mark Zuckerberg adhurues i madh i Samsung

Samsung dhe Facebook kanë qenë partnerë në projekte të ndryshme për një kohë të gjatë. Tani, CEO i Facebook ka zbuluar se ai është një adhurues i madh i telefonave inteligjentë të Samsu

YouTube do testoj rivalin e TikTok

YouTube ka njoftuar se do të testojë një version beta në Indi për të rivalizuar aplikacionin popullor të videove TikTok. Platforma e re e quajtur YouTube Shorts, do të kufizojë videot në 15

Qendra e të dhënave nënujore e Microsoft nxirret nga uji pas dy vjetësh

Dy vjet më parë, Microsoft fundosi një qendër të dhënash në brigjet e Orkney (Mbretëria e Bashkuar) në një eksperiment të egër. Kjo qendër e të dhënave tani është marrë nga fundi i o

Info Tjera