Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/tiktok.jpg

TikTok do të bëhet partner me Oracle në SHBA



TikTok dhe Oracle do të bëhen partnerë biznesi në Shtetet e Bashkuara – një marrëveshje që synon të kënaqë shqetësimet e sigurisë kombëtare të administratës së presidentit Donald Trump në lidhje me aplikacionin e videos në formë të shkurtër, sipas një personi të njohur me këtë çështje.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, lajmi vjen pas javësh spekulimesh në lidhje me të ardhmen e aplikacionit kinez në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Donald Trump ka kërkuar që aplikacioni të shitet, ose ndryshe të mbyllet në Shtetet e Bashkuara. Natyra e saktë e marrëveshjes midis TikTok dhe Oracle (ORCL) mbetet e paqartë, por nuk u përshkrua si një shitje e plotë. Lajmi për Oracle erdhi menjëherë pasi Microsoft njoftoi se nuk do të blejë operacionet e TikTok në SHBA nga ByteDance.

Ndryshe, TikTok ka shpërthyer në popullaritet në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, duke u bërë platforma e parë kineze e mediave sociale që fiton tërheqje të konsiderueshme me përdoruesve jashtë vendit të origjinës.

Aplikacioni është shkarkuar 315 milionë herë në tre muajt e parë të këtij viti – më shumë shkarkime tremujore se çdo aplikacion tjetër në histori, sipas kompanisë analitike Sensor Tower.

Por Trump dhe politikanë të tjerë amerikanë kanë thënë se aplikacioni paraqet një kërcënim për sigurinë kombëtare sepse mund të përdoret si një mjet spiunimi nga Pekini. Autoritetet gjithashtu kanë shprehur shqetësimin se mund të përdoret për të mbledhur të dhëna personale mbi shtetasit e SHBA-së.

Megjithatë, TikTok i ka mohuar ato akuza duke thënë se qendrat e saj të të dhënave janë të vendosura tërësisht jashtë Kinës dhe se asnjë nga ato të dhëna nuk i nënshtrohet ligjit kinez. Marrëveshja me Oracle vjen disa ditë para se të planifikohej të hynte në fuqi ndalimi i TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Pas 20 shtatorit, Departamenti i Tregtisë pritet të sqarojë se cilat lloje të marrëdhënieve të biznesit që përfshijnë TikTok do të ndalohen në vend, sipas një urdhri ekzekutiv që Trump nënshkroi 6 gusht.

Nuk është e qartë nëse partneriteti i TikTok me Oracle do të lejonte që aplikacioni i videos me formë të shkurtër të shmangte këtë ndalim. 

Të fundit

Ndryshon Google Maps

Google Maps tashmë është një aplikacion i domosdoshëm celular për shumë udhëtarë, duke ofruar një dhuratë të pasur të dhënash që ndihmon të lundroj nëpër qytete dhe fshatra. Google M

Samsung prezanton telefonin e ri

Telefonët Fan Edition nga Samsung janë dizajnuar për eliminuar hendekun mes rangut të lartë Galaxy S dhe Note dhe atij të mesëm Galaxy A. Ndryshe nga dy modelet e fundit të smartfonëve prezan

Facebook paralajmëron mbylljen në Evropë

Facebook thotë se mund të ndalojë përdorimin e aplikacionit Facebook dhe Instagam në Evropë falë rregullave të reja të privatësisë, të cilat ndikojnë mënyrën sesi rrjeti social transfer

Sony jep lajmin e hidhur për PlayStation 5

Sony ka konfirmuar se PlayStation 5 nuk do të mbështesë lojërat e PS4, PS3, PS2 ose të gjeneratës së parë, përkundër se është spekuluar se do ndodh një gjë e tillë. Entuziastët e lojë

Mark Zuckerberg adhurues i madh i Samsung

Samsung dhe Facebook kanë qenë partnerë në projekte të ndryshme për një kohë të gjatë. Tani, CEO i Facebook ka zbuluar se ai është një adhurues i madh i telefonave inteligjentë të Samsu

YouTube do testoj rivalin e TikTok

YouTube ka njoftuar se do të testojë një version beta në Indi për të rivalizuar aplikacionin popullor të videove TikTok. Platforma e re e quajtur YouTube Shorts, do të kufizojë videot në 15

Info Tjera