Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/twitter.png

Twitter planifikon lejimin e disa postimeve me pagesë



Rrjeti social Twitter njoftoi se do t’iu mundësojë përdoruesve t’i bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive.

Veçoria e re do të quhet Super Followers, apo Super Ndjekës.

Për të hyrë në përmbajtjen e caktuar, ndjekësit do të duhet të paguajnë një tarifë mujore.

“Super Followers do t’iu mundësojë krijuesve dhe botuesve të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre dhe do t’i stimulojë ata të vazhdojnë të krijojnë përmbajtje që e do audienca e tyre”, tha Twitter përmes një deklarate.

Twitter ka qenë nën presion nga investitorët për të gjetur mënyra shtesë për të fituar para nga platforma, e cila ka disa qindra miliona përdorues në të gjithë botën.

Aksionet e Twitter-it kanë qenë ndër performuesit më të dobët të teknologjisë, gjatë shtatë vjetëve të fundit.

Veçoria e re vjen në kohën kur ndikuesit në internet kanë dalë në platforma të reja, si Patreon, Substack dhe OnlyFans, për të përfituar nga ndjekja e tyre.

Të fundit

Apple sjell ndryshime të mëdha te kamera e iPhonet të ri

Seria e iPhonëve e vitit 2022 do të përjetojë ndryshime të mëdha në sistemin e kamerës, sipas analistit të njohur Ming-chi Kuo në një letër drejtuar investitorëve, raportojnë mediumet

Twitter kishte plane për blerjen e Clubhouse për 4 miliardë dollarë

Twitter zhvilloi bisedime me Clubhouse rreth një blerje të mundshme të platformës dhe rrjetit social për audio, me një vlerë të një marrëveshje diku rreth 4 miliardë dollarë, thuhet sipas

Bëhuni gati për një Windows të ri

Një prej insajderëve më të shquar të Microsoft la të kuptohej ditën e Marte për një cicërime në rrjetin social Twitter se një version i ri i Windows po vjen. Megjithatë përveç një kome

Ofertë 20 miliardë dollarëshe për blerjen e gjigantit japonez

Konglomerati japonez, Toshiba, ka marrë një ofertë blerjeje nga një fond privat britanik nga një marrëveshje që mund të vlejë rreth 20 miliardë dollarë apo 14.5 miliardë funte. Aksionit e

NASA ngre në mars dronin 85 milionë dollarësh

Sonda Perseverance ka lëshuar në tokën e Marsit një helikopter që mban emrin Ingenuity, ndërsa NASA përgatitet për fluturimin e parë në Planetin e Kuq. Testi i parë i dronit që ka kushtuar

Facebook vjen me ndryshimet e reja

Facebook ka nisur një menu të re që lejon profilet personale, publike dhe të faqeve që të kufizojnë përdoruesit nga futja e komenteve. “Ndryshimi i audiencës që mund të komentojë në nj

Info Tjera