Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/GTY_twitter_kab_141119_16x9_992.jpg

Twitter sjellë ndryshime të reja



Twitter dëshiron të jetë më tepër sesa thjeshtë blloqe tekstesh prej 280 karakteresh.

Ditën e martë rrjeti social prezantoi cicërimat që fshihen vetvetiu dhe paralajmëroi ardhjen e veçorive të reja.

Quajtur Fleets, cicërimat në fjalë janë postime që fshihen pas 24 orësh i bazuar në formatin Stories popullarizuar nga Snapchat në 2013-ën dhe më pas platformat Instagram, Facebook dhe YouTube të cilët lançuan versionet e tyre.

Ndryshe nga cicërimat e zakonshme, Fleets nuk marrin ri-cicërima, pëlqime e as replika.

Përdoruesit mund vetëm të reagojnë dhe përgjigjen atyre me mesazhe direkte ashtu si në Instagram dhe Snapchat.

Twitter nisi testimin e Fleets në Brazil në fillim të vitit. 

Fleets do të shfaqen në një linjë në krye të kohështrirjes.

Ideja është që rrjeti social të reduktojë presionin që njerëzit ndjejnë në median sociale.

Gjithashtu po përmirëson funksionet audio duke zgjeruar testimin e cicërimave zanore, mesazheve zanore në mesazhet direkte në Brazil dhe lançuar drejt fundit të vitit eksperimentin audio spaces.

Një koncept i ngjashëm me atë të Clubhouse, me audio spaces përdoruesit mund të krijojnë dhoma ku njerëzit drejtojnë diskutimin dhe të tjerë dëgjojnë.

Twitter nuk ka detaje por e përshkroi si një hapësirë live ku shumë njerëz mund të diskutojnë apo debatojnë në lidhje me një çështje.

Fillimisht do të jetë i disponueshëm vetëm për një grup të kufizuar përdoruesish femra.

Të fundit

Musk: Njerëzit do të shkojnë në Mars brenda 6 viteve”

Sipërmarrësi amerikan dhe pronari i SpaceX, Elon Musk ka njoftuar datën e shumë pritur nga njerëzit se kur do të mund të udhëtojnë për në planetin Mars. Ai, duke folur në ndarjen e çmimev

Mos e mbushni telefonin natën

Telefoni celular tashmë është kthyer në objektin e pandashëm dhe shumë të nevojshëm për secilin prej nesh. Duke qenë kaq i nevojshëm, është mirë të kemi një bateri plot përgjatë gjit

Samsung ngacmon imagjinatën e adhuruesve me modelet që do t’i sjellë

Samsung ka ngacmuar në mënyrë indirekte fansat duke prezantuar dizajnet e dy pajisje eventuale. Në blogun e Samsung Display, kompania ka publikuar dy skica të pajisjeve të reja që mund të mbë

Samsung do të ofroj një opsion të ri në Galaxy S21

Gjigandi jug korean Samsung pritet të sjellë modelin e Galaxy S21. Por, ky model do të sjellë një mënyrë të lehtë për hapjen e tij. Derisa modelet tjera janë të krijuara për të mundësua

Rrjeti i madh me përditësime të reja

Facebook ka prezantuar përditësimet e fundit për përdoruesit e tij, të cilat kanë të bëjnë me festat e fundvitit dhe atë se çfarë i karakterizon më së shumti ato: dhurimin! Me ndryshimet

Snapchat ju ofron mundësinë të fitoni para

Snapchat thotë se në Spotlight do të shfaqen përmbajtje nga llogari private dhe personale si dhe yjet më të mëdhenj. Fitimet gjenerohen nga video të cilat duhet të aplikojnë për skemën dhe

Info Tjera