Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/musk.jpg

Valë e regjistrimeve në ‘Signal’, pasi Elon Musk kërkoi që ndjekësit “të largohen nga WhatsApp”



WhatsApp, aplikacioni i mesazheve të koduara që shet veten si një shërbim i përqendruar në privatësi po ndryshon kushtet e tij të shërbimit dhe po i detyron përdoruesit të ndajnë të dhëna personale me Facebook, kompania e tij mëmë.

Sipas medieve të huaja, Whatsapp në një njoftim tha se përdoruesit e saj duhet të bien dakord të lejojnë Facebook dhe “filialet” e tij të mbledhin të dhëna të WhatsApp duke përfshirë numrat e telefonit të përdoruesve, numrat e telefonit të kontakteve, vendndodhjet dhe më shumë.

Deri më 8 shkurt, nëse përdoruesit nuk bien dakord, ata do të humbasin qasjen.

Dhe kjo lëvizje, siç thuhet më tej, nxiti përdoruesit të kalojnë në aplikacione më të vogla të këtij lloji si Signal dhe Telegram dhe të fshijnë llogaritë e tyre në WhatsApp.

 

Madje, një reagim rreth kësaj ka ardhur edhe nga shefi i Tesla Inc. dhe i SpaceX, Elon Musk, i cili ka rekomanduar përdoruesit të ndërrojnë shërbimet, duke kërkuar që të ‘përdorin Signal’.

Si rezultat, pas postimit të Musk në Twitter, aplikacioni Signal u përfshi nga kërkesa të përdoruesve të rinj dhe “përmbytja e regjistrimeve” vonuan dërgimin e kodeve të verifikimit që nevojiten për të aktivizuar llogaritë e reja të përdoruesve.

Të fundit

Detaje të reja për iPhone 13

Linja e re e Apple duhet të mbërrijë në katër modele, me nivel më të vogël dhe ekran 120 Hz. iPhone 13 mund të vjen në treg me një bateri më të madhe, për kënaqësinë e konsumatorëve.

Bill Gates tregon arsyen pse përdor një telefon Android para iPhone

Bill Gates zbuloi se ai ende preferon të përdorë një telefon Android para atij iPhone. Gjatë një interviste të fundit në aplikacionin “Clubhouse”, ai shpjegoi se prodhuesit e Android janë

Versioni i fundit i Telegram ju shtyn të ikni nga WhatsApp

Telegram ka qenë një prej aplikacioneve të para që ka lejuar fshirjen manuale të mesazheve që shkëmbeni në platformë në të dy anët e komunikimit. Megjithatë me përditësimin e fundit Tel

Twitter planifikon lejimin e disa postimeve me pagesë

Rrjeti social Twitter njoftoi se do t’iu mundësojë përdoruesve t’i bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive. Veçoria e re do të quhet Super Followers, apo Super Ndjekës. Për t

Elon Musk nis misionin e tij për të kolonizuar “planetin e kuq”

Elon Musk ka zbuluar se një raketë SpaceX e krijuar për të çuar njerëzit në Mars mund të uudhëtojë në qiell në ditët në vijim. Në status të Dielën, miliarderi tha se prototipi i fundi

Google Maps me risi

Pas një pritjeje të gjatë Google Maps do të marrë opsionin e shumë kërkuar në Android, Dark Mode. Kompania ditën e sotme lajmëroi se ky opsion që është në testim që prej Shtatorit 2020

Info Tjera