Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/telegram.png

Versioni i fundit i Telegram ju shtyn të ikni nga WhatsApp



Telegram ka qenë një prej aplikacioneve të para që ka lejuar fshirjen manuale të mesazheve që shkëmbeni në platformë në të dy anët e komunikimit.

Megjithatë me përditësimin e fundit Telegram lejon fshirjen e të gjitha bisedave automatikisht pas një periudhe kohore të caktuar.

Duke përdorur këtë opsion të ri ju mund të fshini mesazhet e dërguar dhe pranuara automatikisht pas një afati kohor të përcaktuar prej juve.

Opsionet kohore janë 24 orë dhe 7 ditë për fshirjen e mesazheve.

Llogaritja e kohës fillon nga momenti që dërgoni një mesazh dhe jo kur lexohet ai.

Fshirja automatike ndodh vetëm për mesazhet e dërguara pas aktivizimit të afatit kohor dhe jo përpara.

Për të aktivizuar këtë opsion duhet të ndiqni këto hapa:

Në Android hapni Telegram dhe shtypni menunë me tre pika.

Përzgjidhni opsionin Clear History dhe vendosni afatin kohor të dëshiruar

Në iOS mbani të shtypur mbi një mesazhe dhe ndiqni opsionet Select > Clear dhe më pas butonin Enable Auto-Delete.

Në grupet e Telegram vetëm administratori i grupit mund të përdorë opsionin e fshirjet automatike ndërsa përdoruesit normalë nuk kanë për ta parë.

Çfarë ka tjetër të re në Telegram?

Versioni i ri i Telegram sjell edhe disa opsione të reja.

Një prej tyre është mundësia për të shfaqur bisedat në formën e widgets në ekranin e telefonit duke bërë të mundur leximin në kohë reale të bisedave.

Nëse përdorni lidhjet për të ftuar njerëzit grupet Telegram, tashmë mund të vendosni një afat skadimi për këto lidhje.

Kështu nëse dikush klikoni linkun për t’ju bashkuar grupit nuk do ta ketë të mundur pas një periudhe kohore.

Deri më sot Telegram ka lejuar vetëm 200 mijë njerëz në një grup.

Tashmë me përditësimin e fundit mund të shtoni anëtarë pa asnjë kufizim por me një kusht: grupi juaj duhet të konvertohet në Broadcast Group dhe vetëm administratori mund të publikojë në këto grupe.

Të fundit

Twitter kishte plane për blerjen e Clubhouse për 4 miliardë dollarë

Twitter zhvilloi bisedime me Clubhouse rreth një blerje të mundshme të platformës dhe rrjetit social për audio, me një vlerë të një marrëveshje diku rreth 4 miliardë dollarë, thuhet sipas

Bëhuni gati për një Windows të ri

Një prej insajderëve më të shquar të Microsoft la të kuptohej ditën e Marte për një cicërime në rrjetin social Twitter se një version i ri i Windows po vjen. Megjithatë përveç një kome

Ofertë 20 miliardë dollarëshe për blerjen e gjigantit japonez

Konglomerati japonez, Toshiba, ka marrë një ofertë blerjeje nga një fond privat britanik nga një marrëveshje që mund të vlejë rreth 20 miliardë dollarë apo 14.5 miliardë funte. Aksionit e

NASA ngre në mars dronin 85 milionë dollarësh

Sonda Perseverance ka lëshuar në tokën e Marsit një helikopter që mban emrin Ingenuity, ndërsa NASA përgatitet për fluturimin e parë në Planetin e Kuq. Testi i parë i dronit që ka kushtuar

Facebook vjen me ndryshimet e reja

Facebook ka nisur një menu të re që lejon profilet personale, publike dhe të faqeve që të kufizojnë përdoruesit nga futja e komenteve. “Ndryshimi i audiencës që mund të komentojë në nj

Kompania zvicerane teston robotin për dezinfektimin e avionëve

Një robot që vret viruset me dritë ultraviolet është duke u testuar në aeroplanët zviceranë në mënyrë që të rikthejë besimin e pasagjerëve dhe të ringjallë industrinë e aviacionit q

Info Tjera