Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/582790-meet-the-microsoft-surface-pro-7.jpg

Vjen modeli i ri i Surface Pro



Microsoft përditësoi linjën Surface Pro me një model Surface Pro 7 Plus i cili do të shitet vetëm për bizneset dhe shkollat.

Ndërsa dizajni dhe ekrani janë të njëjtët me Surface Pro 7, Microsoft ka ndryshuar pjesën e brendshme të pajisjes me procesorët e fundit Intel Gen11, bateri më të madhe, SSD e zëvendësueshme dhe konektivitet LTE.

Me Surface Pro 7 Plus rikthehet LTE tek linja Surface për herë të parë që prej 2015-ës por për fat jo të mirë nuk ka konektivitet 5G sepse Microsoft përdor modemin LTE Snapdragon X20.

Disa modele do të shiten në varësi të procesorit, RAM dhe memories nga Intel Core i3 1115G4 në Core i71165G7.

Modeli bazë i3, 8GB RAM dhe 128GB memorie fillon nga 899 euro. Ndërsa modeli më i shtrenjtë është i7 me 32GB RAM dhe 1TB SSD që shitet për 2,799 euro.

Microsoft premton deri në 15 orë jetëgjatësi baterie nga 10.5 orë që premtonte me modeli origjinal Surface Pro 7.

Surface Pro 7 Plus ka të njëjtin ekran pixel sense 12.3-inç me rezolucion 2736×1824, një portë USB-C, një portë USB-A, portë kufjesh 3.5mm dhe portë Surface Connect. Modeli vetëm Wi-Fi ka portë për kartat SD ndërsa LTE vetëm për kartat SIM.

Laptopi del në shitje nga data 15 Janar në disa vende Evropiane.

Të fundit

E pabesueshme sasia e energjisë elektrike që nevojitet për të prodhuar Bitcoin

Nxjerrja e Bitcoin në të gjithë botën konsumon një sasi të energjisë elektrike të barabartë me nevojat e të gjithë Argjentinës. Të dhënat u komunikuan disa ditë më parë nga një ekip

15 telefonat me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë

Ueb faqja e njohur për teknologji Tom’s Guide ka publikuar një listë të telefonave me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë. Jetëgjatësia e baterisë është gjithnjë në fokusin e shu

Njihuni me telefonët e fundit që do ti sjellë Xiaomi

Xiaomi ka zbuluar zyrtarisht specifikimet e pajisjeve Redmi Note 10, të cilat i ka dizajnuar të jenë ndër smartphonet më të përparuar të këtij viti. Ndër modelet më të spikatura të këtyr

Instagram publikon një risi interesante

Ky është një funksion i quajtur “Dhoma të Drejtpërdrejta” dhe lejon deri në katër pjesëmarrës në një “thirrje video të drejtpërdrejtë”, në vend të dy paraardhësve. Sipas rapor

Detaje të reja për iPhone 13

Linja e re e Apple duhet të mbërrijë në katër modele, me nivel më të vogël dhe ekran 120 Hz. iPhone 13 mund të vjen në treg me një bateri më të madhe, për kënaqësinë e konsumatorëve.

Bill Gates tregon arsyen pse përdor një telefon Android para iPhone

Bill Gates zbuloi se ai ende preferon të përdorë një telefon Android para atij iPhone. Gjatë një interviste të fundit në aplikacionin “Clubhouse”, ai shpjegoi se prodhuesit e Android janë

Info Tjera