Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/auto_whatsapp-update-latest-version1604647015.jpg

WhatsApp do të fshijë llogarinë tuaj nëse nuk pajtoheni me kushtet e reja



WhatsApp po ndryshon politikën e tij të privatësisë, që do të thotë ndarja e të dhënave me Facebook do të jetë e detyrueshme nëse nuk doni që llogaria juaj të çaktivizohet.

Nëse përdoruesit nuk i pranojnë kushtet e reja të privatësisë që shfaqen në ekranet e tyre, ata do të humbasin hyrjen në llogarinë e tyre WhatsApp nga 8 shkurti.

Shumë njerëz kanë parë tashmë një njoftim të termave të privatësisë dhe kanë klikuar “Dakord” pa lexuar plotësisht kushtet.

Aplikacioni në pronësi të Facebook po ndryshon për ta ndihmuar atë të integrohet më mirë me shërbimet e tjera të ofruara nga gjigandi i teknologjisë.

Uebfaqja WhatsApp tani ka një seksion që përgjigjet “Çfarë informacioni ndan WhatsApp me Facebook?”.

“Përfshin informacionin e regjistrimit të llogarisë tuaj (të tilla si numrin tuaj të telefonit), të dhënat e transaksionit, informacionin në lidhje me shërbimin, informacionin se si bashkëveproni me të tjerët (përfshirë bizneset) kur përdorni shërbimet tona.”

Të fundit

Detaje të reja për iPhone 13

Linja e re e Apple duhet të mbërrijë në katër modele, me nivel më të vogël dhe ekran 120 Hz. iPhone 13 mund të vjen në treg me një bateri më të madhe, për kënaqësinë e konsumatorëve.

Bill Gates tregon arsyen pse përdor një telefon Android para iPhone

Bill Gates zbuloi se ai ende preferon të përdorë një telefon Android para atij iPhone. Gjatë një interviste të fundit në aplikacionin “Clubhouse”, ai shpjegoi se prodhuesit e Android janë

Versioni i fundit i Telegram ju shtyn të ikni nga WhatsApp

Telegram ka qenë një prej aplikacioneve të para që ka lejuar fshirjen manuale të mesazheve që shkëmbeni në platformë në të dy anët e komunikimit. Megjithatë me përditësimin e fundit Tel

Twitter planifikon lejimin e disa postimeve me pagesë

Rrjeti social Twitter njoftoi se do t’iu mundësojë përdoruesve t’i bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive. Veçoria e re do të quhet Super Followers, apo Super Ndjekës. Për t

Elon Musk nis misionin e tij për të kolonizuar “planetin e kuq”

Elon Musk ka zbuluar se një raketë SpaceX e krijuar për të çuar njerëzit në Mars mund të uudhëtojë në qiell në ditët në vijim. Në status të Dielën, miliarderi tha se prototipi i fundi

Google Maps me risi

Pas një pritjeje të gjatë Google Maps do të marrë opsionin e shumë kërkuar në Android, Dark Mode. Kompania ditën e sotme lajmëroi se ky opsion që është në testim që prej Shtatorit 2020

Info Tjera