Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/160922-yahoo-logo-1102a_83b922aa35a9523522d0b45d647552dc.nbcnews-fp-1200-630.jpg

Yahoo dhe AOL shiten përsëri



AOL dhe Yahoo janë duke u shitur përsëri, këtë herë te një firmë private kapitali.

Kompania Verizon do t’ia shesë për 5 miliardë dollarë firmës Apollo Global Management krahun e saj Verizon Media, që përbëhet nga platformat pioniere të teknologjisë.

Verizon tha të hënën se do të mbajë 10% të aksioneve në kompaninë e re, e cila do të quhet Yahoo.

Yahoo në fund të shekullit të kaluar ishte fytyra e internetit, duke i paraprirë platformat teknologjike gjigante që ndoqën hapat e saj, si Google dhe Facebook.

Ndërsa AOL ishte portal kryesor në ditët e para të internetit.

Verizon kishte shpresuar që të shfrytëzonte kompaninë AOL për të realizuar një hyrje të shpejtë në tregun e celularëve, duke shpenzuar më shumë se 4 miliardë dollarë për kompaninë në vitin 2015.

Plani ishte që të përdorte platformën e reklamave të iniciuar nga AOL për të shitur reklama dixhitale.

Dy vjet më vonë, shpenzoi edhe më shumë për të blerë kompaninë Yahoo dhe i bashkoi ato.

Megjithatë, shpejtësia me të cilën Google dhe Facebook u rritën shuajti shpresat dhe u bë e qartë shumë shpejt se nuk kishte gjasa të realizoheshin aspiratat e kompanisë Verizon për këto dy kompani.

Një vit pasi bleu kompaninë Yahoo, Verizon shënoi vlerën e operacionit të kombinuar, të quajtur “Oath”, në mbi 4.5 miliardë dollarë që kishte shpenzuar për të investuar në Yahoo.

Si pjesë e marrëveshjes së njoftuar të hënën, Verizon do të paguhet 4.25 miliardë dollarë në para, interesa të preferuar prej 750 milionë dollarësh dhe një sasi të vogël aksionesh.

Transaksioni përfshinë pasuri të kompanisë Verizon Media, përfshirë markat dhe bizneset e saj si Yahoo dhe AOL. Marrëveshja pritet të mbyllet në gjysmën e dytë të vitit.

Aksionet e kompanisë Verizon Communications Inc., me qendër në Nju Jork, u ngritën pak përpara hapjes së tregut të aksioneve.

Të fundit

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Microsoft po përpiqet në çdo mënyrë të “shtyjë” Edge

Beteja midis Google Chrome dhe Microsoft Edge vazhdon – Microsoft tani po ju ofron para për të përdorur Edge. Internet Explorer ka hyrë në histori dhe është zëvendësuar nga Microsoft Edge,

Ndryshimet që pritet t’i ketë Outlook

Microsofti do të dërgojë përditësimin më të madh në Outlook prej një dekade dhe është padyshim ndryshimi më drastik i Outlook për Windows që prej debutimit më 1997. Ndryshimet përqendr

MacBook Pro vjen në muajin e ardhshëm

Apple kohët e fundit njoftoi se ngjarja e saj kryesore WWDC 2021 do të zhvillohet më 7 qershor dhe tani duket sikur MacBook Pro i ri me një procesor të ri nga Apple Silicon do të lansohet në WW

Info Tjera