Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/Youtube-1-scaled.jpg

YouTube do testoj rivalin e TikTok



YouTube ka njoftuar se do të testojë një version beta në Indi për të rivalizuar aplikacionin popullor të videove TikTok.

Platforma e re e quajtur YouTube Shorts, do të kufizojë videot në 15 sekonda dhe do të shfaqë krijime që janë të ngjashme me ato të TikTok në pronësi të Kinës.

Menjëherë pas ndalimit të TikTok në Indi, një numër i madh konkurrentësh lokalë kanë nxituar të plotësojnë boshllëkun e aplikacionit dhe YouTube gjithashtu do të jetë në këtë listë.

Kujtojmë se TikTok dhe 58 aplikacione të tjera kineze u ndaluan nga India, pas rritjes së tensioneve kufitare në qershor midis dy vendeve.

Para mosmarrëveshjeve, India ishte tregu më i madh i huaj për TikTok, duke pasur rreth 120 milionë përdorues.

Chris Jaffe i Youtube, në një postim në blog, tha që “Shorts” ose “video të shkurtra” është “për krijuesit dhe artistët që duan të xhirojnë video të shkurtra dhe tërheqëse duke përdorur asgjë tjetër përveç celularëve të tyre”.

Platforma e re përmban një aparat fotografik multi-segmentor për të bashkuar shumë video klipe, ka një kontroll shpejtësie dhe një kohëmatës me numërim mbrapa që jep mundësinë për të regjistruar pa duar.

“Shorts”, gjithashtu, u jep përdoruesve mundësinë për të regjistruar duke përdorur muzikë, si dhe qasje në një bibliotekë këngësh.

Jaffe u shpreh i bindur se kjo platformë do të zgjerohet edhe në tregjet e tjera, pasi produkti është më i rafinuar dhe ka veçori të reja.

Ky publikim i YouTube, erdhi menjëherë pasi firma e teknologjisë amerikane Oracle ka konfirmuar se pronari i TikTok, ByteDance, i ka propozuar zyrtarisht të bëhet një “partner i besuar i teknologjisë” në SHBA.

Të fundit

Instagram u mundëson krijuesve një mënyrë të re për të bërë para

Krijuesit e Instagram tani kanë më shumë mënyra për të bërë para. Përmes platformës tani influencerët mund të shesin simbole gjatë transmetimeve live, një testim i cili po zgjerohet edhe

iPhone 12 pritet ti zhgënjej blerësit me këtë problem

Të gjithë të pasionuarit e modelit të ri të Apple, iPhone12 nuk do të jenë të kënaqur me një informacion që këtyre ditëve është zbuluar. Ky model nuk pritet të ofroj lidhjen e dy SIM k

Nokia do të vendos rrjetin 4G në hënë

Derisa NASA dëshiron të kthehet në hënë deri në vitin 2024 përmes misionit Artemis, ajo dëshiron që Nokia të krijojë një rrjet komunikimi 4G për komunikim të besueshëm dhe efikas. Për

Samsung sjellë një model të ri të serisë 20

Galaxy S20 Fan Edition i Samsung, ose FE, tani është në dispozicion për t’u blerë në Indi për afërsisht 680 dollarë. Telefoni u zbulua për herë të parë në ngjarjen e Samsung “Unpacke

Me çfarë çmimesh mund të bleni iPhone 12

Apple përmes një organizimi madhështor ka prezantuar telefonin më të ri të mençur – iPhone 12. Pas prezantimit dhe zbardhjes së disa karakteristikave, Apple ka zbuluar edhe çmimet e version

Apple prezanton iPhone 12

Apple ka zbuluar zyrtarisht celularin e ri iPhone 12, gjatë një eventi që është ndjekur live nga miliona shikues në të gjithë botën. Celulari i ri është dizajnuar me cepat e rrumbullakët,

Info Tjera