Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/Construction-Property_1-780x439-1.jpg

The Economist: Pastrimi i parave në Ballkan po lulëzon nëpërmjet tregut të patundshmërive



Më 12 maj, prokurorët në Maqedoninë e Veriut akuzuan ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për pastrim parash. Është pohuar se ai ka grumbulluar para të dhuruara në emër të partisë së tij, i cili ka blerë patundshmëri në Belize në mënyrë të paligjshme për të fshehur pronësinë e saj. Mirëpo, Gruevski thotë se çështja është e motivuar politikisht.

Ndërkohë në vendpushimin boshnjak të Jahorinës, gangsterë dhe zyrtarë të korruptuar, kanë investuar në hotele. Pra, të gjitha llojet e korrupsionit janë të përhapura.

Një mërgimtar, i cili ka ndërtuar gjysmën e një blloku të banesave pranë shtëpisë së tij në Vlorë, aktualisht i ka ngecur ndërtimi sepse ai nuk pranon të paguajë ryshfet për të siguruar lejet e nevojshme.

Siç shkruan The Economist, përcjell Telegrafi, në të gjithë Ballkanin paratë e pista po pastrohen përmes patundshmërive, duke “prishur” tregun dhe rritur çmimet – për inat të kërkuesve të zakonshëm të shtëpive.

Kullat luksoze po lulëzojnë në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd. Megjithëse ekonomitë e Ballkanit janë goditur rëndë nga pandemia COVID-19, çmimet e pronave në këto vende kanë sfiduar tendencën. Në Tiranë, patundshmëritë janë dyfishuar që nga viti 2017. Në të gjithë Shqipërinë, vlera e transaksioneve të pasurive të patundshme, gjatë vitit 2020 është rritur me 6.7 për qind.

Pastrimi i parave të drogës, veçanërisht nga trafiku i kokainës, i cili ka lulëzuar në vitet e fundit, është një arsye pse çmimet po rriten, kështu thuhet në raportin më të ri të Iniciativës Botërore kundër Krimit të Organizuar Transnacional që është një rrjet ndërkombëtar i specialistëve të krimit.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ligjet e duhura kundër pastrimit të parave, por zbatimi i tyre është i mangët.

Në dekadën e kaluar, grupet e krimit në Ballkan kanë tejkaluar vendet e origjinës. Ata tani fitojnë shumë para jashtë vendit të tyre. Prandaj, siç thotë raporti, një pjesë e madhe e fitimeve të këtyre grupeve është investuar edhe jashtë vendit, mirëpo ata ende investojnë në “shtëpi”.

Fatjona Mejdini, e cila ndihmoi në hartimin e raportit, thotë se qeveritë e vendeve të Ballkanit janë ambivalente në lidhje me pastrimin e parave.

“Ata duan ta godasin atë [pastrimin e parave], por njëkohësisht mirëpresin këto investime të cilat mund të krijojnë vende të reja të punës. Sa për gangsterët, ata janë konservatorë kur bëhet fjalë për t’i investuar ato. Atyre u ‘mungon imagjinata’”, thotë Mejdini, prandaj “ata preferojnë tulla dhe llaç më shumë se llojet e tjera të biznesit, të cilat mund ta përdorin për ta pastruar plaçkën e tyre”.

Të fundit

Në pritje të kompensimit për rrymën e paguar për veriun

Hana Muharremi nga Prishtina thotë se institucionet energjetike të Kosovës duhet të kthejnë paratë që kanë shkuar për faturat e energjisë për qytetarët e katër komunave të banuara me shu

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Kriza energjitike, ekspertët: Menaxhimi i mirë i sektorit ul importin

Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjitike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjitik thonë se rritja e çmimit të gazit në treg

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Skandali Pandora Papers, dalin edhe emrat e Mancini me Viallin

Në 12 milionë dokumentet e hetuara nga gazetarët lidhur me parajsat fiskale të krijuara nga 29 mijë shoqëri off-shore, kanë rezultuar edhe emra të famshëm të botës së futbollit. Pas Guardi

Info Tjera